E mban mend njeri “mantunë”? Mund të jetë një arsye pse Shqipëria s'është prekur në masë dhe zgjidhje për koronavirusin

29 Mars 2020, 08:53Sociale TEMA

Vaksina që kemi bërë si fëmijë në atdhe kundër turbekulozit po studjohet seriozisht nga shkencëtarët si mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit

Nga Ruben Avxhiu

Mbi 1,000 mjekë, infermierë e punonjës të shërbimit shëndetësor në Hollandë po marrin vaksinën BCG si provë për të parë nëse i mbron gjatë punës në luftë me infeksionin e ri që po tmerron botën.

Në mënyrë të ngjashme, grupe të këtyre profesioneve në SHBA e Australi po e marrin në formë mbrojtjeje të mundshme vaksinën në fjalë.

Në fakt, lidhja më e thjeshtë që i shkon mendja njeriut është se si turbekulozi edhe koronavirusi godasin ashpërisht mushkritë.

Një shkrim në revistën “Shkenca” (Science) flet për interesin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve për vaksinën e vjetër 100-vjeçare që solli shpëtimin nga turbekulozi. (https://www.sciencemag.org/neës/2020/03/can-century-old-tb-vaccine-steel-immune-system-against-new-coronavirus).

Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka nxjerrë 33 fitues të çmimit Nobel e që ka prodhuar një vaksinë me këtë bazë po fillon një program masiv vaksinimi për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor që janë më të rrezikuarit.

Një analizë e botuar nga Research Gate tregon se vendet ku vaksina kundër turbekulozit është ende e detyruar dhe universale, përfshi edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve. Që mund të shpjegojë se pse në Kinë të rinjtë nuk kanë pasur probleme që po shihen në Itali, Europë e SHBA mes të rinjve. Në vendet perëndimore zhdukja e turbekulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme.

Sipas kësaj analize edhe përhapja në vendet ku ende është e detyrueshme dhe universale ka qenë shumë më e ndagalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, MB, e Spanja ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt (përjashtimi këtu është Wuhani dhe kjo lë mënjanë masat ekstreme të Kinës autoritare që mund të kenë qenë një faktor i jashtëzakonshëm në luftën ndaj virusit.)

Sipas kësaj llogjike, kjo është arsyeja pse ndonëse Shqipëria është gati një provincë e Italisë në kuptimin e udhëtimeve të shumta mes dy vendeve përhapja në Shqipëri ka qenë shumë me e ngadalshme se në Itali. Shqipëria e ka ruajtur vaksinimin universal kundër turbekulozit, të paktën si është trashëguar si praktikë që nga Shqipëria komuniste (nuk mund të flas sot për zbatimin rigoroz të regjimeve të vaksinimit se demokracia e liria vjen edhe me mundësinë për t’iu shmangur apo zbutjen e praktikave të detyruara.)

Në Amerikën Latine, Ekuadori ishte i vetmi vend që nuk e ka pasur vaksinimin universal kundër turbekulozit. Numri i vdekjeve aty nga koronavirusi për çdo një milion vetë janë: Ekuadori 2, Kolumbia 0.08, Peruja 0.3, Brazili 0.3.

Kjo si çdo rrugë tjetër që po ndiqet nga shkencëtarët është ende për t’u parë se ku do të çojë.

Një gjë që e dinë me siguri është se forca e çdo vaksine bie me kalimin e viteve që mund të jetë arsyeja se pse në Kinë, për shembull, pleqtë kanë vdekur nga vaksina dhe fëmijët jo.

Sipas shkencëtarëve, edhe nëse vaksina BCG nuk e zgjidh punën e koronavirusit ajo mund të forcojë imunitetin e trupit në përgjithësi.

“Vaksinat në përgjithëi e rrisin përgjigjen imunitare specifike ndaj patogjenit që marrin në shënjestër, për shembull me antitrupa që ndalojnë dhe neutralizojnë një lloj virusi po jo të tjerë. Mirëpo, BCG mund të shtojë aftësinë e sistemit imunitar që të luftojë edhe patogjenë të tjerë përveç bakteries TB…”, shkruan veç të tjerash revista “Shkenca”.

Shkencëtarët danezë Peter Aaby dhe Christine Stabell Benn, që jetojnë dhe punojnë në Afrikë kanë vënë re se vaksina kundër turbekulozit pengon rreth 30% të të gjitha patogjeneve të njohura nga njeriu, përfshi edhe viruseve, gjatë vitit të parë pasi është bërë.

Ka pasur argumente kundër këtij përfundimi. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që kanë vënë në dukje se vaksina BCG kishte ulur shumë vdekshmërinë mes fëmijëve, mendon se më shumë prova duhet për të vërtetuar këtë propozim.

Të gjitha këto lloj zhvillimesh duhet të trajtohen me kujdes. Vështirë se do të ketë përgjigje bindëse për këto përpjekje pa kaluar disa muaj. Kështu që autoritetet besojnë se e vetmja përgjigje për disa vende e hapësira, si Neë York-u mbetet për momentin ngadalësimi i përhapjes që mund të sigurohet mbajtja e numrave të sëmundjes të përballueshme nga kapacitetet e sistemit shëndetësor. Deri në një lajm më të mirë.

8 komente në “E mban mend njeri “mantunë”? Mund të jetë një arsye pse Shqipëria s’është prekur në masë dhe zgjidhje për koronavirusin”

    1. Illyria-Shqiperia says:

      С’lidhje ka mantuja ne vaksinen, or toc? Mantuja nuk eshte vaksine, por reaksion qe ua bejne kryesisht femijeve deri ne vaksinen e dyte te turbekulozit ( nga 1 deri 6 vjec) per te kuptuar ka efekt vaksina e turbekulozit apo jo. Vaksina e turbekulozit eshte nje nga vaksinat me te rendesishme dhe ne asnje menyre nuk duhet te hiqet nga kalendari, por mantuja nuk eshte vaksine. Megjithese them qe duhet vazhduar dhe me te.

  1. Orli says:

    Arsyeja e vetme eshte: karantinimi i shpejte nga k/m Rama,dijani per nder e sidomos lehaqenet e opizites(ndjese qenve se jane shume me larte se ato plehra)…

    1. Monda says:

      Jam plotesisht dakord, e kapi Rama situaten që ne fillim. Ju vjen mire apo jo. Ti kishte lene keta lehaqente te zhdukeshin nga virusi.

  2. kot says:

    perralla pa mbret…

  3. Sofia says:

    MOS NGATERRONI MANTUNE ME VAKSINEN.Kjo seshte vec se ignorance.Mantuja eshte si puna ekesaj proves apo tamponit qe po bejne tani perCORONAV. AJO BENTE TE QARTE NE SE ISHE PREKUR NGA BACILI A JO. KUR SHKRUANI HAPNI FJALORET ADEREBARDHE APO NUK EDINI SE C JANE .A DINI TE DALLONI F .ENCIKLOPEDIK NGA F. GJUHESOR HAPINI MORE KOKE KUNGUJ SE PER TO KANE PUNUAR AJKA E NJEREZIMIT {EDHE E SHQIPTAREVE }DHE DOTE BEHENI ME TE DITUR .APO IKURSENI LEKET PER TE BLERE FJALORE SE DO TIA FUSNI ME IN QINGJ ME RAKI

  4. ppa says:

    Vertete, mantu eshte sic thone disa ketu me siper, mgja analiza TBC dhe coronavirus mbetet e vlefshme,

  5. EMANUEL says:

    Kush eshte virusi?
    E para ishte fjala e fjala u be njeri e banoi nder ne.
    Krijuesi e la te lire njeriun ne vullnetin e tij. E beri ne perngjasimin e vet dhe zbriti fjalen e tij si udhezim per nje jete me beselidhje.
    E perforcoi beselidhjen dhe me vdekjen e Krishtit u dha jete te gjith atyre qe besonin ne te.
    Tani Zoti ka perforcuar Beselidhjen me :
    Kthehuni dhe besoni e ndertoni nje jete me Zotin prijes, jo me vetveten e per vetveten ; duke pare njeri tjetrin :Te gjith vellezer!
    Kjo eshte epoka e drejtesise se Zotit mbi dhe dhe e ndertimit te nje sistemi jete : Ne Zotin ,drejt tjetrit, me Zotin perjete.
    Sistemi i jetes ndertuar deri tani mbi dhe u ka sherbyer :
    Egoisteve,te korruptuarve,narcisteve.
    Deri tani vetem per vete dhe rrethin e ngushte . Cdo arritje vetem per keto qellime!
    Eshte cenuar rende dinjiteti qe Zoti i dha njeriut. Tani kemi njeriun ,masen te kontrolluar,mashtruar,te zvoglimit te se drejtes se tij deri ne nivelin e mbijeteses.
    Interneti,celularet,gjenetika gllabrimi i hapesires,intiligjenca artificiale,robotika,arma atomike e biologjike,korrupsioni ne cdo qelize te jetes,amoraliteti dhe mashtrimi ,konkurenca e eger dhe shkaterrimi i planetit e kane cuar njeriun ne shperberjen e thelbit te tij,per pasoje ne shperberjen e familjes.Ne masken e lirise universale mendja e semure njerezore ka punuar kunder vetes duke shkuar ne fund vetem me erresire. Te gjitha rruget e ndjekura deri tani vetem dispoporcion,disekujliber,disharmoni me vetveten natyren tjetrin! Tani eshte nje epoke tjeter,tani boshti ka levizur, shenje beslidhje; renje e ngritje njeheresh!
    Ne keto 14 dite te mundimeve : hapje vetedije,pendim i thelle e kthim i njemend,renje muresh 14 , kthim fisesh14.
    Drita, Shenje e Paqes,Hyjni, Elter ,I Shuguruar:
    Une JAM!
    .. …. .. …. ….. . …….. ……!
    UNE JAM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje