Letër nga Italia: Të dashur britanikë, ja çfarë dimë për të ardhmen tuaj!

28 Mars 2020, 20:52Sociale TEMA
Letër nga Italia: Të dashur britanikë, ja çfarë

Nga Francesca Melandi*

Po ju shkruaj nga Italia, po ju shkruaj pra, nga e ardhmja juaj. Ne jemi tash aty ku do të jeni ju pas disa ditësh. Lakore e epidemisë na shfaqin të përqafuar në një vallëzim paralel në të cilin ne jemi nja dy hapa para jush në kohë, bash siç ishte Wuhani para nesh disa javë më parë. Ju shohim tek silleni sikurse silleshim ne.

I bëni të njëjtat debate si ne jo shumë kohë më parë, mes atyre që ende thonë “krejt kjo zhurmë për diçka që është pak më shumë se një grip”, dhe atyre që e kanë kuptuar tashmë. Nga këtu, nga e ardhmja juaj, ne e dimë se kur t’ju thonë të rrini mbyllur në shtëpi, ndonjëri do të citojë Foucault, e mandej Hobbes. Po pak pas kësaj do të keni punë tjera. Si punë e parë, do të hani.

Dhe jo vetëm sepse gatimi është një nga gjërat e pakta që do të mund të bëni. Në rrjetet sociale do të lindin grupe që do të japin ide mbi mënyrën se si mund ta kalojmë kohën me punë të dobishme dhe në mënyrë konstruktive; do të anëtarësoheni te secili nga ato grupe, e mandej, pak ditë më vonë, do t’ju vijë në majë të hundës. Do ta nxirrni nga rafti La Peste të Camus (Murtaja nga Albert Camus, shën. i përkth.), por do ta shihni se nuk keni aq dëshirë për t’lexuar.

E prapë do të hani.

Do të flini keq.

Do të përsiateni mbi të ardhmen e demokracisë.

Do të keni një alamet jete shoqërore, mes koktejeve në chat, takimeve në grup në Zoom, darkave në Skype.

Do t’ju mungojnë si kurrë më parë fëmijët tuaj të rritur dhe do t’ju mblidhet një lëmsh në stomak kur, për herë të parë që kur nuk jetojnë më me ju, nuk e dini kur do t’i shihni prapë.

Shamatat e vjetra e inatet e shkuara do t’ju duken krejt të pavlera. Do të thirrni në telefon për të parë si janë edhe njerëz që jeni betuar se s’do t’i takoni kurrë.

Shumë gra do të rrihen në shtëpitë e tyre.

Do ta pyesni veten si ia bëjnë ata që s’mund të rrinë në shtëpi, sepse nuk kanë, shtëpi.

Nuk do të ndiheni të sigurt kur të dilni për të bërë pazar në rrugët e boshatisura, sidomos nëse jeni grua. Do ta pyesni veten nëse bash kështu rrënohen shoqëritë, nëse ndodh po kaq shpejt, do ta ndaloni veten të mendoni kështu.

Do të ktheheni në shtëpi, e do të hani. Do të shtoni peshë.

Do të kërkoni në Internet video fitnesi.

Do të qeshni, shumë do të qeshni. Do të dalë njëfarë humori i zi, sarkastik, për ta vrarë veten.

Edhe ata që marrin gjithçka seriozisht do ta kuptojnë plotësisht pakuptimësinë e jetës.

Do të lini takim në radhën para dyqaneve, për të takuar ndonjë mik – por në një distancë sigurie.

Gjithçka që nuk ju është e nevojshme do t’ju bëhet e qartë.

Do t’ju shpërfaqet e pastër si loti natyra e njerëzve përreth jush: do të keni po aq vërtetime sa edhe befasi.

Alamet intelektualësh që deri dje kanë dhënë mend për gjithçka, nuk do të kenë më gjë për të thënë dhe do të zhduken nga mediet, disa do të strehohen nën dofarë abstraksionesh të mençura, pa pikë empatie, anipse nuk do t’i dëgjoni më.

Njerëz që i keni nënvlerësuar do të dëshmohen përkundrazi pragmatikë, shpresëdhënës, të qëndrueshëm, zemërgjerë, largpamës.

Ata që bëjnë thirrje për ta konsideruar gjithë këtë si një rast të mirë për rilindje planetare do t’ju ndihmojnë t’i shihni gjërat më thellë, por do t’ju lodhin gjithashtu: planeti merr frymë falë zvogëlimit të lirimit të CO2, e ju, në fund të muajit, si do t’i paguani faturat e gazit e të rrymës? Nuk do ta kuptoni dhe aq qartë nëse të qenit ende aty kur të lindë bota e së nesërmes është një gjë madhështore apo mjerane.

Do të bëni muzikë në ballkone. Tek i keni parë videot ku ne këndonim opera, keni thënë me vete “Ah! Italianët”, por ne, ne e dimë që edhe ju do ta këndoni Marsejezën (Himni kombëtar francez, shën. i përkth.). E kur edhe ju nga dritaret do të lëshoni I Will Survive, ne, ne do t’ju shikojmë duke pohuar me kokë, sikur na kanë shikuar ata nga Wuhani, ku këndonin nga ballkoni në shkurt.

Shumë njerëz do të bien në gjumë me mendimin se gjëja e parë që do të bëjnë pasi të kenë dalë jashtë do të jetë divorci. Shumë fëmijë do të ngjizen.

Fëmijët tuaj do të ndjekin mësimet online, do të bëhen të padurueshëm, do t’ju falin gëzim. Ata më të rriturit nuk do t’ju binden, siç sillen adoleshentët: fytas do të shkoni me ta që mos të dalin jashtë, ta marrin virusin e të vdesin. Do të mundoheni të mos e çoni mendjen tek ata që në spital vdesin të vetmuar. Do t’ju vijë t’u hidhni petale trëndafilash mantelbardhëve.

Do t’ju thonë se sa e bashkuar është shoqëria në këtë përpjekje të përbashkët dhe se të gjithë jeni në të njëjtën varkë. E vërtetë do të jetë. Kjo përvojë do ta ndryshojë përgjithmonë perceptimin tuaj mbi individin. Megjithatë, përkatësia klasore do ta bëjë një dallim të madh. Mes të qenit i mbyllur në një shtëpi me verandë e kopsht dhe në një ndërtesë të shtresës së ulët e të mbipopulluar: jo, nuk është bash njësoj.

E nuk është njësoj as të punosh nga shtëpia apo të shohësh sesi po e humb punën. Kjo varkë në të cilën do të jeni krejt bashkë për ta mundur epideminë nuk do të duket të jetë e njëjta për të gjithë, sepse nuk është dhe nuk ka qenë kurrë.

Vjen një çast kur do ta kuptoni që, në fakt, nuk është hiç e lehtë. Do të keni frikë. Do ta ndani frikën me njerëzit e dashur, ose do ta mbani ankthin për vete, për të mos ua ngarkuar atyre. Do të hani prapë.

Ja çka po ju themi nga Italia mbi të ardhmen tuaj. Por kjo është një profeci shumë e afërt, pakditëshe. Po ta hedhim shikimin mbi të ardhmen e largët, që është e panjohur si për ju, si për ne, atëherë nuk mund t’ju themi veçse një gjë: kur krejt kjo të ketë mbaruar, bota nuk do të jetë më si më parë.

*Shkrimtare italiane

Përktheu: Ndriçim Ademaj

27 komente në “Letër nga Italia: Të dashur britanikë, ja çfarë dimë për të ardhmen tuaj!”

  1. Nje kendveshtrim realist, per t’i vene gishtin kokes. Ju flm perkthyesit.

  2. Miti says:

    Nje gje nuk kuptova, perse britaniket do kendojne Marsejezen? Besoj se 90% e britanikeve as qe e dine se cfare eshte Marsejeza.

  3. Ylli says:

    Me vjen keq zonje por nuk i njihni britaniket !!
    Nuk mundet nje italian apo italiane te njohi Britanine dhe njerezit e saj !
    Qe te njohesh Britanine ,lexo pak nga historia e Luftes se Dyte Boterore ,se nuk po them si munden Armaten Detare Spanjolle ,si munden Napoleonin ,si fituan Luften e Pare dhe si arriten te krijonin nje Perandori qe “Dielli nuk Perendon kurre ” .As po te them qe “Magna Carta” ishte dokumenti i pare kushtetues ne Bote ne 12..( sakte nuk e mbaj mend) ,as qe bene Revolucion (200 vjet para atij francez)atehere kur Evropa ishte thjesh feudalo – mesjetare .Edhe bashkimi i Italise nga Garibaldi ishte frymezim anglez .
    Pra ,lexo pak si perballuan 10 muaj rresht bombardimet masive nga aeroplanet e Hitlerit dhe aty do kuptosh shpirtin fisnik e te paepur anglez .
    Me vjen keq zonje por nje italian nuk.e kupton dot Britanine Anglo – Saksone !
    Vetem po te jesh italian Siçilie….hahahaa !!

    1. Yli te keq Mama Ty-e .

      S’e di se nga cili Planet ke zbrite ne Planetin tone ,
      dhe ku e ke msu ti kto qe kedon .
      Italianet njohin mir me rrenj e dhemballe jovetem Ingliterren ,
      #
      Folta Mreterore Spanjolle e cila ne ate epoke ishte Superfuqia e Detit ,
      jovetem qe do e kishte gllaberuar Angline ,sepse Inglizi s’kishte byth me i ber ball Aramates Mbreterore Spanjolle ,
      por do ti kishin pallu ne grup Mretereshen e cila licensonte Piratet Agleze ti beni prita
      Aniljeve te Mbtererise Spanjolle qe trasportoni Flororin e marre nga Mexika e Peru ,
      per ne Spanje ,

      dhe qe ta mbyllim Angline e shpetoj Moti i keq ,kur Armata Spajolle rrethoj ishullin ,
      stuhite ben qe Flota e Mbreterise Spanjolle te shkaterrohej ,
      por ku´rr se u mposhtet ne lufte nga Anglezet o kaqol
      Yll teneqeje ndryshkur .

      Hajt shko e fli gjume nashi koqe me cepa.

      1. fati i madhe i Aglezeve
        ishte Aleati Nartyror
        #Cikloni Detare , qe shkaterroj pothuaj gjithe Floten Spajolle ,
        se Anglezet s’kish asnji shanc me i bo ball
        dhe

        se sot Anglezet do flisni spanjishte .
        kjo eshte e verteta.

      2. mik says:

        E verteta – Nje gje nuk e kuptova nga ti : Pse me ofeza mor plak ?!
        Te njohesh historine e botes dhe te mos njohesh miresjelljen ?!
        Te ofendosh dike pse e trajton historine nga nje kandveshtrim tjeter ?!!
        E di qe asht puna jote e nuk asht e imja por, te vjen keq kur lexon fjale te tilla nga njerez qe duken me kapacitet.

        1. mik ,

          pergjigjen ta dhashe mejiher qysh dje ,

          por ti nuk e di ,se ne kte Stan bajgaxhiu ymer baze ,
          uk lejon Gjuhe Qytetaresh e komente te nji niveli ,
          qe injoron stanin e fshatarit te qelbur ,
          ketu postohen komentet ,vete nqs ti shkruan nne gjuhen e fshatarit ,
          dhe i pershtatesh kultures se tij perverse ,banale ,
          ndryshe ,pos kishte komenti fjalle te flliqme ,
          s’kalon kurre e te postohet .
          EEEEEEEEEEEEE ka te tjera ligje fshatari ne stanin e tij !
          mik ,
          e kuptoj qe ti ke qellimin e mir ,
          por je teper naive per ate Stan shkerdfhatash ku refuzohet
          gjithcka qytetare .
          eshte bote muzllumutash si ky i temes surratkarqeni

      3. bujari says:

        NUk di cfare ‘Ylli’eshte! Nuk di kush i ka rrefyer ato qe duken te bukura per ‘greket e ri’ ! Kultura rromake eshte ne nentoken britanike deri tek Sahati e Oborri mbretrore. Ushtria rromake solli pushtim e zhvillim..Disa ushtare romak (nje albani) u bene shenjter e qytetare te shenjte te ishullit… ST. Albans eshte qytet vec jashte Londres ne veri… Cdo popull ka mbrojtur vendin e vet..e ndersa dihet historia e luftes pere e dyte botrore..

      4. vang says:

        TE VERTETES…..”..Kur Armata SPANJOLLE rrethoj ishullin—-nuk themi rrethoj por rrethoi-veta e trete njejes.Nuk thuhet ben por bene, veta e trete shumes ..E sakte do ishte po te qe njejes.Shume mire qe lexoni histori dhe une nuk kam kompetence te them si eshte e verteta por ju keshilloj ta shkruani shqipen pa gabime dhe mos ta fyeni tjetrin sepse ai dha nje mendim pa ju fyer juve ,pamvarsisht se ka apo jo te drejte.

    2. Vrit nje politikan te korruptuar says:

      Ca thu mer plak…..

    3. Niko says:

      Ylli. Anglezet pa ndihmen amerikane nuk kishin asnje shans kunder gjermaneve.dhe kete e provuan ne Afriken e Veriut ku nje humbje pasonte tjetren perballe mareshallit ROMEL.dhe mos te themi per disfatat ne Azi kunder japonezeve.anglezet ishin perandori atehere kur gjysma e botes ishin njerez me bisht.(shih vendet qe ajo sundonte)se kur kuptuan te kunderten..te mjaftohen me Ir.e veriut dhe Skocine.per pak akoma.dhe sa per kushtetuten e pare ne bote.eshte ajo e SOLONIT ne ATHINE viti 750 p.K.te uroje gjithe te mirat.me Respekt.

      1. Asd says:

        Shume e sakte. Ne histori kane fituar aleancat. Meritat e “herojve” apo te “njerezve te pathyeshem” jane pothuaj pa asnje rendesi perpara shumices ushtarake. Heroizmat dhe mitet shume kombe i kane krijuar ata vete. Kur jeton mes tyre ndoshta te behet me e qarte qe e gjithe bota eshte e ngjashme.

  4. nynaraqja says:

    tTani po njohim italianet evertete ,jo ata fyryfyejt etelevizioneve qe tani ikemi harruar te gjithe ,dhe besoj qe bota pas covid edhe per kete do te ndryshoje ,do te jete me serioze ndaj vets dhe ndaj jetes.

  5. Miri says:

    O Ylli i manushaqes, shko e fshije bythen me leter se as bidet nuk keni ne angli.

  6. 17nentori says:

    Kjo fryme sadizmi qe mua me ka gjetur bytha keq por edhe ju si une do perfundoni… eshte tejet toksike.
    Percon negativitet te marazit sentimental qe i ka mbushur koken e kesaj femre dhe qe nuk e thurr dot nje fjali konstruktive.
    *** Duhet nje ligj qe tu ndaloje njerezve kur jane te semure te shkruajne per publikun se te hapin barkun me sentimentalizmin qe i ka kapur.

  7. Detari says:

    kush eshte kjo qe kercenon keshtu angline, ik moj debile

  8. Donald says:

    Nuk do te kete me:
    Mesi me miliona
    Dhjetra kengetare homoseksuale me miliona
    Mijra mendje bosh te komentatorve te TV
    Kina do te shikohet kine
    MILIONAT DUHET TE SHKOJNE TE SHKENCETARET , SPECIALISTET!

  9. Mira says:

    E dashur italiane,do ishte me mire te dije me shume per italianet!

  10. Sander says:

    Kush ka jetuar dhe studiuar historine e britanise e kupton mire Shpirtin anglezKush ka jetuar dhe studiuar historine e italise e kupton mire mentalitetin italianKam jetuar 17 vjet ne itali dhe gati 13 ne angli. Anglezet nuk dorzohen gati kurre Per italianet nuk kam cfare te them se esht si ti gjuash kruqit te kuq kur vjen fjala se si edhe sa luftetare jane ( jo vetem ne lufte) Pershendetje

  11. Kerkushi says:

    Une e dija se vetem Gino Bramieri dhe Paolo Villagio tregonin barcaleta ne Itali. Po edhe ata tashti kane vdekur. Brezi i ri i komikeve italiane paska nje perfaqesuese te shquar, vetem se i paska shume te gjata barcaletat, ndofta ngaqe rri e mbyllur ne shtepi gjithe diten.

  12. tirons says:

    ky virus nuk njeh as italian as anglez as princ as skllav. i perpin te tere sic perpiu ate karagjozin kryeministrin e anglise

  13. Emigranti says:

    Respekt per popllin Italian. Jane njerez te talentuar por fakti eshte se ka shekuj qe Anglezet dominojne ne bote. Bene Ameriken dhe Australine shtete. Ato perzere racen indjane nga trojet qe sundonin me shekuj ne USA e Australi. Kane mentalit superior die jane njerez teper te thjeshte kur te kane shoke. Shquhen per te forta dhe jane njerez real.
    Zoti I ndihmohet te gjithe njerezit e botes nga Coronavirus

  14. VFLP says:

    Hello lac where you from…. Albania… What crazy people but I original and have lolagity Where you from.. Greece… Nice cantry and nice people have filotimo I like this.. Where you from..Italy. Fuck sick get out from my car.. You are racist… Yes I am

  15. Tironci says:

    Nuk duhet te harrojme se Italianet jane Shqiptare, jane njerezit tane, kemi qene nje popull, nje shtet.
    Kujtoni Perandorine Romake.
    Sa per Anglezet, jane gati te manipulojne edhe vdekjen, te shtremberojne te verteten ne cdo kohe dhe te kalojne edhe mbi te vdekur po te jete nevoja, per te arritur qellimet e tyre. Nuk e njohin Dashurine apo afrimitetin sic e ka Italia apo Shqiperia si dhe pjesa me e madhe e ballkanit per familjen. Pra kushti i tyre ne jete eshte karriere, emer, politike, para. Tek ne jane familja, sigurisht hakmarrja, kohet e fundit edhe paraja, por jo me cdo kusht, tek kjo e fundit ka ndikuar shume edhe kontakti me Perendimin dhe po influencon edhe me shume por akoma se ka arritur kulmin ku te themi sˋna plas fare per familjen. Pra te krahasosh Italine, ku njerezit e kane afrimitetin e familjes si dhe ato qe thashe me lart, me Angline, ne disa pika nuk pershtaten shume. Por qe do vuajne dhe do i kujtojne vuajtjet e Italise, dhe do e kuptojne se disa gjera ndoshta edhe parate, nuk jane primare ne jete, per kete jam i sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje