Dy qytetet që kanë zbatuar me përpikmëri karantinën, asnjë masë administrative deri më tani

28 Mars 2020, 18:18Sociale TEMA

Prej më shumë se 2 javësh Shqipëria është e vendosur në karantinë për të shmangur përhapjen e Koronavirusit. Deri më tani janë konfirmuar 197 persona të prekur ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën.

Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat. Për personat që thyejnë karantinën ka masa administrative ku fillojnë nga 10 000 mijë lek.

Qyteti i Burrelit dhe Përmetit deri më tani nuk kanë shënuar asnjë të prekur fatmirësisht dhe për më tepër nuk është shënuar asnjë masë administrative. Kjo do të thotë që janë zbatuar me përpikmëri urdhrat e dhëna nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje