Xhaçka: Qindra gra e vajza janë në terren, në vijën e parë të betejës. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre

28 Mars 2020, 16:08Sociale TEMA

Qindra gra e vajza, efektive të Forcave të Armatosura, si pjesë e patrullimit në komunitet, duke përfshirë këtu edhe mjekët e FA, janë në vijën e parë të kësaj beteje kundër covid-19.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka postuar një shënim inkurajues dhe mirënjohës për të gjitha ajo vajza që sot kanë lënë familjet e tyre dhe ndodhen në terren, në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet. 

Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre. Faleminderit për shërbimin.

1 komente në “Xhaçka: Qindra gra e vajza janë në terren, në vijën e parë të betejës. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre”

  1. Te perdoret logjika says:

    Mos te merren vetem me patrullimet por ti pergjigjen gjithe pensionisteve qe kane nevoje per ilaçe dhe ushqime.Nuk kan kapacitet bashkite ti pergjigjen gjithe pensionistave ne te njejten kohe edhe per ushqimet edhe per ilacet edhe per te paguar dritat “kokerr me kokerr”.Kur nuk keni sistem vendor qe ti pergjigjet gjithe pensionistave qe nuk kane njeri ne kohe dhe te gjitheve dhe ti garantoni qe ato nuk do vdesin nga mungesa e ilaçeve apo ushqimeve si pasoje e mos pergjigjes nga strukturat vendore ,nuk mundeni ti thoni atyre nuk jeni te lejuar te dilni nga shtepia.Kjo shkon ne mundershtim me te drejtat e njeriut,kur ti si shtet nuk i garanton jeten nuk mun ti thuash s’te le te dalesh.Nqs pensionisti eshte kryefamiliar apo i vetem dhe ska njeri ai /ajo duhet ti jepet leja .Se keshtu i bie qe te vdesin ne shtepi nga mos sherbimi i strukturave vendore dhe ne kete menyre dukemi mire me shifrat se nuk vdiq nga covidi.Nuk mund te zbatohet e njejta formule per te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje