Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka shkuar në 197 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.
Deklarata e ministrisë:
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127! (TemA)
Sì ka mundesi qe ndyresira Zheji me nje lapanjoz nje fare Muka qe rri ne Zvicer mashtron me paturpesi per raportin teste…..njerez positiv,kur thote qe ne dy teste nje eshte pozitiv,kur ne fakt eshte mesatarisht state teste nje pozitiv….dhe i gjithe emisioni vertitet rrethi ketij mashtrimi…I shoqeruar nga fytyrat e vrerosura Shehu,Kokdhima bejne diskutime dhe hamendje te ngritura mbi endrra idiote jashte realitetit..Natyrisht situata eshte serioze,mund te shnderrohet e rende ne se qytetaret dalin rrugeve pa aresye,lozin neper terraca sikur jane ne plazh,nuk zbatoje normat e mbrojtjes nga infeksioni.Deri ne momentin qe jemi ,Askush,qofte vend i pasur apo i varfer ne Europe nuk ka ndonje vecanti nga ne…..Ato miliardat qe permend Kokdhima jane bene ne disposizione per te shoqeruar ekonomi disa here me te medha ne GDP per fryme se Shqiperia .Ne se qeverise hedh leje pa llogjke ekonomike perfundojme si republica e Vaimrit,ku me nje thes me leke blihej nje buke apo si Greqia ,falimentim total dhe drejtim nga FMN…