Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një punonjëse Socio – Shëndetësore (infermiere e përgjithshme) që punon në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali.
Ajo tregon se situata e krijuar në Itali prej Covid-19 është e pakrahasueshme me asnjë emergjence qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore!
Ajo thekson se masë e patjetërsueshme kundër virusit është izolimi në shtëpi pasi është tepër i përhapshëm si infektues ndërsa shprehet se kjo masë qëndron në themel të strategjisë kundër tij!
Në mesazhin e saj drejtuar Ramës ajo shkruan se fisnikëria e shëndetësisë shqiptare ndaj Italisë nuk do harrohet kurrë.
“Quhem Vojsava Nikolla!
Jam punonjëse Socio – Shëndetësore (infermiere e përgjithshme) dhe punoj në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali! Kryej rolin e asistentes në sallën e pritjes së Urgjencës dhe njëkohësisht bëj përkthyesen dhe ndërmjetësuesen kulturore për pacientët me origjinë nga Shqipëria dhe Ballkani! Po ashtu asistoj edhe familjet e personave të sëmurë në rastet kur humbin një të afërm të tyre!
Situata e krijuar nga Covid-19 është, edhe sipas kolegëve të mi e sidomos mjekëve, e pakrahasueshme me asnjë emergjence qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore!
Nuk e fsheh se në ditët e para kur kishte të vdekurit e parë, pata një ndjesi frike! Por për fat e kalova shpejt dhe tani me masat e marra nga Qeveria e Rajonit, jam besimplotë se do ia dalim shpejt!
Masë e patjetërsueshme kundër virusit është izolimi në shtëpi pasi është tepër i përhapshëm si infektues! Kjo masë qëndron në themel të strategjisë kundër tij! Vura re se Shqipëria e mori mjaft shpejt këtë masë dhe kjo besoj se do ndihmojë në reduktimin e fluksit të pacientëve!
Mora vesh për ardhjen e një grupi mjekësh e infermierësh nga Atdheu ynë për të ndihmuar në një spital të Lombardisë! U emocionova jashtë mase sepse si unë ashtu edhe mijëra shqiptarë të tjerë kemi gjetur një mikpritje e mundësi për një jetë dinjitoze e ushtrim profesionaliteti të denjë! Italinë e kam atdheun tim të dytë (kam edhe nënshtetësinë italiane) por kur shoh që vijnë kolegë nga Shqipëria ndjehem tejet krenare dhe mendoj se ky është shpirti i Europës: solidaritet në nevojë!
Italia është sot në nevojë më shumë se kurrë! Kjo fisnikëri e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet! Sot vijnë nga Shqipëria, nesër mund të vijnë mjekë nga Italia në Shqipëri! Një armik global luftohet vetëm me solidaritet global!
Me Urimet më të përzemërta për ta mundur sa më parë këtë sëmundje!
Rrini në shtëpi që ne t’Ju ndihmojmë sa më shumë e më me pak stres!
SËBASHKU DO IA DALIM”,shkruhet në mesazhin e infermieres dërguar kryeministrit Edi Rama.
Mos u hapni me tresh o njerez. Kjo eshte politike dhe asgje me teper. Kallami e ka kale beteje qe ja hip sa here i vjen rasti.Trajtimi i virusit eshte me protokoll dhe italia ka mjaftueshem mjeke dhe infermier por jo ventilator mjaftueshem si kudo. Sa per mjeket ne Shqiperi me pak perjashtime, qe i beme heronj ju them qe duhet te lajne 30 vjet zhvatje qe i bene ketij populli.
Ventilator nuk ka mjaftueshem asnje vend i botes. Ajo qe duhet jan pikerisht infermieret qe te shikojne dhe kujdesen per pacientet jo vetem te coronavirus por ne pergjithesi ne menyre qe sherbimi shendetesor te vazhdoj te funksionoj.
Asnje shtet ne bote nuk ka ventilatore mjaftueshem sepse nuk mund te mbushesh spitalet me ventilatore kot se koti ne rast se bie koronavirusi. Kjo eshte nje situate e paprecedente dhe thjesht numri i madh i pacienteve permbys fuqine punetore te sherbimeve shendetesore, spitaleve, ambulancave etj. Eshte ne thelb ceshtje personeli prandaj mos ja fut kot.
Nqs ata jan personel reserve ne Shqiperi atehere do te ishet kriminale te mos ishin ne dobi te luftes ndaj ketij virusi qe s’njeh kufij.
Bravo !
Fjalet e tua Vojsava dhe llogorja (transheja) ku ti po lufton per te shpetuar jete njerezish , na bejne ne qe kemi moshen e prinderore me ju , qe ne te perlotemi nga emocionet njerezore .
Ju dhe ata si ju na sheroni “zemren” nga cdo e keqe .
I pergjerohem Zotit per ju dhe gjithe si ju !
Vangjel
Nje bravo te madhe. Krenar per bashkeatdhetaret tane dhe per kete zonje te nderuar. Zoti ju dhente force.
Ne qytetet gjermane vijne cdo dite te semure me virus italjane,franceze e te tjere dhe as nuk sheh ministra qe i shoqerojne as kanzelar as kryetar bashkie.Jepet ndihme pa rene fare ne sy.Kurse ne vendin e bythelepiresve shqiperi shkon kryeministri,ministrja e shendetesise dhe ata qe zgjidhen prej tyre vetem duke bere buje.Ka nje gje te mire kjo gje se behen aq neverites me keto schow sa qe ska nevoje te thuhet asgje se i nxjerrin bojen vetes.Pse behen keto schow xhanem kujtojne keta njerez se shqiptaret jane me bisht dhe ju mungon informacjoni?tipike jugore duhet ta marre vesh gjithe bota se ne po bejme dicka.