Marrëzia COVID-19

29 Mars 2020, 14:04Sociale TEMA

Nga Fiqiri Xibri

Ju lutemi mendoni një herë me qetësi dhe me mirëkuptim për virusin CORONA: Ne jemi 7.500.000.000 (7,5 miliardë) njerëz në botë. 650.000 njerëz në të gjithë botën presupozohet të jenë prekur nga virusi CORONA. Kjo është 0.0087% e popullsisë botërore !!!! 500.000.000 (500 milion) njerëz sëmuren nga GRIPi çdo vit.650.000 njerëz me virusin CORONA deri më tani. Kjo është 0.13 % e personave që sëmuren me grip. 600.000 njerëz vdesin nga GRIPI çdo vit.

Deri më tani kanë vdekur(presupozohet, nëse nuk gënjehet) 30.184 njerëz me virusin CORONA. Deri më tani kjo është 5 % e personave që vdesin me grip. Dhe nga 650.000 njerëz me Corona, mbi 138.378 njerëz janë shëruar.

Dhe pjesa dërrmuese e njerëzve që pohohet se vdiqën nga Corona Virusi, nuk vdiqën nga ky virus, por nga sëmundjet e tyre që i kishin dhe nga pafuqia e moshës (pa folur këtu për Italinë, ku kanë vdekur edhe nga mangësitë e shërbimit në spitale). Kjo do të thotë, nga kanceri i tyre, nga inflammacioni i mushkërive të tyre, nga rënia e imunitetit, që është shkaktuar nga sëmundja e tyre e mëparshme, nga një ushqim jashtëzakonisht i dëmshëm (fastfood dhe lloj lloj kimikate, ushqim i shpejtë ose marka të pakontrolluara, ose produkte bujqësore të ngarkuara jasht kontrolli me lloj lloj pesticide) ose nga situata e tyre të një stresi ekstrem, për shkak të frikës, dyshimeve, shqetësimeve dhe panikut…

Atëherë, për çfarë është i gjithë ky teatër gjigand që na imponohet ?

QASJA e QEVERISJEVE dhe masat e ndërmarra prej tyre në të gjithë botën (në një pjesë të madhe) janë ekstremisht të papërgjegjshme; përderisa qytete dhe shtete të tëra vihen në shtetrrethim, mbyllen dyqanet, të gjitha aktivitetet anulohen, shkollat dhe universitetet mbyllen, biznese të shumta ndalohen ose për shkak të pengesave të tjera nuk funksionojnë dot, pensionistët e vetmuar mbeten në mëshirë të fatit etj. etj. Zonja Merkel profetizon se 60% – 70% e gjermanëve do preken nga Corona. Qeveria austriake “parashikon” se numri i të sëmurëve nga korona do të rritet në mënyrë dramatike, profeti jonë Rama kalon fare në ekstrem dhe na kërcënon se do kemi aq shumë vdekje, sa nuk do i varrosim dot etj. etj.

Dhe të gjitha këto projeksione ogurzeza thjesht duke na servirur disa shifra teorike të ca teorive boshe gjithashtu të servirura nga qeveritë dhe mediat e sistemit, teori që janë pa asnjë bazë përderisa nuk i lirohet rrugë debatit të specialistëve të gjykojnë argumentat shkencore në lidhje me këtë rrezik, të pretenduar se lindi krejt papritur dhe thuajse nga hiçi.

Ndershmërisht, çfarë mendoni, çfarë lloj imazhesh përcjell kjo lloj zallamahie në mendjet njerëzore?

Më së pari e më së shumti krijon panik dhe frikë. Kurse ATA thonë të kundërtën. Madje po na hiqen si shpëtimtarët tanë ! Dhe ne u dashka të besojmë marrëzinë ?!!! O tempora!

Hajde pra njerëz, zgjohuni nga letargjia dhe ti shpërthejmë këto pranga të RRETHIT TË DJALLIT që kërkon të na mbyllë të dorëzuar në darën rrethuese të panikut.

Pa dyshim që bëjmë mirë ti japim më shumë vëmendje VETES TONË, gjëndjes tonë shëndetsore, imunitetit tonë dhe masave parandaluese në këtë periudhë të vitit, ku shkalla e vdekshmërisë për më të dobëtit është më e lartë se në periudhat e tjera të vitit. Për këtë kujdes i kemi të gjitha mundësitë, më së pari me mjetet krejtësisht natyrore, që na ka dhuruar Perëndia, diellin dhe ajrin e pastër, sasinë minimale të lëvizjes muskujve, ushqimet natyrale si limonat, portokallat, hudhrat, qepët etj. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë.

Në mbyllje dua të them se jashtë çdo diskutimi, ne kemi të drejtën e madhe ligjore, morale dhe humane të ngremë pyetjen se kujt i shërben i gjithë ky teatër gjigand. Dhe çuditërisht, ndonëse pak flasin mediat për to, nuk është vështirë të vërehet se këto gjëra gjithmonë shkojnë paralelisht me përplasjet në bursat globale. Kush është, ose cilët janë pas zhvillimeve të karakterit drastik në bursat ? Cilat janë interesat që rikombinohen, kush përfiton dhe kush humbet ?

Hajde pra njerëz, filloni të mendoni dhe shosisni vetë informacionet dhe argumentat që ju vijnë në mendje. Nuk do doja të hallakatesha në këtë temë, sepse nuk jam unë ai që më takon të flas për këtë. Ky vend ka plot njerëz edhe më të zgjuar, edhe më të shkolluar, edhe më të informuar sesa unë, ti shpjegojnë këto gjëra. Por deri tani konstatohet se këta njerëz, për njerën apo tjetrën arësye i janë dorëzuar të keqes, konformizmit, frikës nga humbja e privilegjeve ose thjesht vendit të punës. Harrojnë se Zoti i Plotfuqishëm, atij që i ka dhënë mend më shumë, i ka dhënë edhe detyra më shumë. Ne nuk jemi pjesë e të sëmurëve nga mendja dhe shpirti që nuk ngopen me pasuri e me pushtet, ne jemi pjese e atyre që duan të posedojnë dhe “administrojnë” vetë lirinë e tyre, dinjitetin e tyre, potencialet e tyre fizike dhe intelektuale.

Me këto mendime në kokë përshëndes cilindo që do ti lexojë këto rrjeshta dhe për hir të dëshirës më të mirë e ftoj ti bashkohet me kurajo njerëzve të lirë që po i dalin marrëzisë ballë për ballë.

Ju ftoj gjithashtu të kujtoni se ka edhe qeverira të përgjegjshme për fatet e popujve që qeverisin. Suedia, ku jeta vazhdon thuajse normalisht, me kufizime minimale. Australia, ku jeta vazhdon normalisht. Kujtoni se në MEKË muslimanët ju rikthyen ritualeve të tyre fetare masive, ose xhami të shumta në të katër anët e botës e njejta gjë. Dhe ku CV-19 nuk “guxon të sulmojë”.

17 komente në “Marrëzia COVID-19”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    ja dhe turku ”filosof”…………….gezuar ramazonin!

    1. Koment says:

      O Fiqo, ik lena rehat aman.

  2. Beno says:

    Edhe ti o Fiqiri dike te shkruash dhe te besh llogari?
    Sindikalisti i minierave, nuk te vjen turp nga vetja?
    Nga e di ti more trap qe Suedija ( une vete jetoj ketu qysh 1990 ) “vazhdon thuajse normalisht…apo na ze ne goje dhe Mekën zotrote?
    si dhe friken qe paska virusi qe nuk” guxon te sulmojë” !!!!!
    Po ku eshte prokuroria te te hedhe hekurat qe ne nje kohe “gjendje te jashtezakoneshme ” ti more përhap lajme të rreme.

  3. Tani says:

    Ti paske dale nga fiqiri o Fiqiri… meqe qeka kshu shko boj i xhiro nga infektivi se ska noi problem!!!

  4. pensionistja says:

    shyqyr qe lexova nje gje qe kam ne mendje ,kam kohe qe e mendoj dhe biles e shpreh ne rethin tim familjar,nje gje eshte e qarte ,kujt i itereson e gjithe kjo ,shifrat flasin vet ,ska nevoj te bej une llogari.se kuptoj gjithe kete zallamahi,kete poshtersi qe po ju bejne njerzve ane e kend botes,skuptoj mediat qe jane bere preh e gjithe kesaj histerie globale……….

  5. Thor says:

    Logjika qendron. Kane frike shqipot ta pranojne, mos i dalin kundra Liderit te Madh. A pika qe su bie deleve, qe si turme i veteofrohen ujkut, qe kalon ne orgazem vetem kur i sheh turma turma kokeulura, pa i prek fare me dore

  6. loni says:

    te gjitha keto qe thojne lideret boterore jane mashtrime,dole ti nje fiqiri dhe e zbertheve te gjithe kete situata qe kjo eshte nje loje e ketyre lidereve,atehere mqs nuk can byth o fiqiri shko futu nje xhiro andej nga bergamio dhe ktheu te na mbushesh menjen qe e gjitha kjo eshte nje loje e lidereve boterore o shpikesi dhe zbuluesi i te gjitha lojrave boterore o fiqiriiiiiiiii.

  7. Alb says:

    O Fiqiri, nuk e di çfarë moshe ke se nuk të njoh, por nga emri duhet të jesh mbi 55 vjeç. Shpresoj të kesh shëndet ti dhe njerëzit e dashur. Por ky artikull më tregon se nuk ke njerëz të dashur, sepse do ta kuptoje kur sëmundja të të merrte dikë që të dhemb zemra. Por ishin politikanë me peshë më të rëndë në arenën ndërkombëtare (kryeministri anglez), që kush e di se sa këshilltarë e rrethojnë, që ishte në të njëjtën linjë me artikullin tënd, (mos të përmend Trump-in), dhe tashmë jo vetëm ndryshoi qëndrim, por po e provon në lëkurën e tij çdo të thotë Covid-19. Kështu që herë tjetër, bëni më kujdes se çfarë shkruani. Po të jeni më të zgjuar, gjeni ju një zgjidhje, por zgjidhje që të mbani edhe përgjegjësi, jo fjalë të shkruara pas një ekrani, dhe jam i sigurt që Rama do ju bëjë një monument afër monumentit të Skënderbeut.

  8. Petrit says:

    O gomar(ndjese gomarit) gripi sezonal prek 1miliard njerez ne vit,dhe ka nje shkalle vdekshmerie 0.1%. Kurse Covid-19 , pervec se eshte nje virus i panjohur qe nuk ekzisotn ende asnje ilac apo vaksine ,deri tani ka prekur 670mije njerez me vdekshmeri 4.6% ose 32 mije jete te humbura. Sikur bota te mos merrte masat qe po merr tani,Covid-19 qe eshte shume here me ngjites se gripi sezonal,mund te kishte te njejten perhapje me gripin apo edhe me shume,kjo nuk do dihet kurre. Dhe po te merrin per baze shifren 1 miliard me shkalle vdekshmerie 4.6% i bie 46 milione te vdekur.

    Idiot.

  9. personel says:

    Po shko dhe thuaja pak kete arsyetim njerezve ne BERGAMO, apo ne Madrid…! Na mbyten gjithologet! E vertete eshte qe vdesin njerez nga gripi sezonal! E vertete eshte gjithashtu qe preken dhe jane me shume te rrezikuar moshat e treta apo njerez me semundje pre ekzistuese, por kjo nuk eshte nje viroze stine!!!!!!!! dhe po mos te marrin qeverite masa sistemet shendetesore do bien ne kolaps dhe vdekjet do jene disa here me shume sec jane!! Koha per nje kure apo nje vaksine eshte shume e larget dhe pandemia sapo ka filluar , keshtuqe mos nxirr konkluzione se cfare qendrimi mbajne shtete te ndryshme…ajo do shihet ne fund! Te njejtin qendrim tentoi dhe GB por statistikat i treguan qe do arrihej ne 18.000 te vdekur ne dite dhe miliona te infektuar keshtuqe u detyrua te merrte dhe ajo masa! Mos beni te zgjuarit kur akoma asnje shtet , strukture shkencore dhe kerkimore apo institucione shendetesore nuk di asgje si duhet luftuar kjo pandemi! Thjesht shtoni stres e pasiguri tek njerezit neper shtepira qe presin informacione ne internet se kur dhe si do mbaroje kjo krize!!!! Nje proverb i urte thote: “oh zot na jep forcen te mbyllim gojen kur nuk dime ca te themi”!

  10. Miti says:

    Idiot ti dhe tufe idiotesh ata qe te mbeshtesin. Po nqs lihet i lire pa karantinim, spitalet nuk ja dalin dot me dhe njerezit do vdesin si mizat. Ai 650 mijeshi shkon ne 6.5 miliarde. Nuk ju mjafton shembulli i Italise dhe Spanjes o shtaze me 2 kembe? Llogariti vete te vdekurit. Nejse se sja vlen me lodh gishtat ne tastiere me idote te tille. E provofsh ne kurrizin tend, dhe pastaj te shohim se cdo shkruash.

  11. drini says:

    O Fiqiri COVID-19 e ka vdekshmerine te pakten 20 here me te larte se gripi sezonal.Kur paskan vdekur 10000 vete nga gripi sezonal ne Itali? dhe prit keto shifra jane deri tani.E di qe ka disa mendje si.Bile edhe Boris Johnston kryeministri i Anglise keshtu tha ne fillim, leri te vdes kush t vdes por kur Kolegji mjeksor i dergoi shifra qe i tregoi se mund te vdesin miliona nqs nuk merren masat e ktheu pllaken filloi te marre masa.

  12. Gerti says:

    Zoti Xibri,

    E beni krahasimin gabim zotri, shume gabim. Shifrat qe permendni ju jane te tilla fale kufizimeve qe shtetet kane ndermarre.
    Mendoni se shifrat do te ishin keto qe permendni nese Kina dhe shtetet e tjera nuk do te kishte aplikuar masat izoluese?
    Kina izoloi 11 milion banore per 2-3 muaj qe sot te mund te filloj prape jeten normale.
    Italia ka 1 muaj qe ka aplikuar kufizime dhe sot i vdesin 800 vete ne dite. Nese nuk do kishte fare kufizime, sa do te ishte ky numer?
    Mendoni se ne shqiperi do te kishim vetem 10 te vdekur sot???

    Jo zoti Xibri, njerezit nuk po vdesin nga semundjet e mepareshme, por per shkak te covid19.
    Nese jot eme apo yt ate, apo ju vete, jeni me diabet apo semundje tjeter, dashte Zoti, mund te jetoj plote vite mbi kete toke, por nese prekeni nga covid19, mendoni se do e kaloni pa problem? Kush eshte shkaku i vdekjes ne kete rast? Diabeti apo covid19? Dashte zoti mos te shkoj puna si ne Bergamo, ku njerzit po vdesin vetem ne shtepi, pa asistensen e askujt sepse ne spitale nuk ka vend. Kush eshte shkaku ne kete rast? Semundja e mepareshme, covid19 apo mungesa e sherbimit?

    Mbase nuk e keni degjuar, por ka plot te rinj e te reja, njerez me shendet te plote qe kane humbur jeten nga convid19.

    Ata qe i kane bere llogarite pak me mire se ju, thone se vdekshmeria eshte shume here me larte se gripi i zakonshem, ndaj keshillohen keto masa.

    Dakort, do demtohet ekonomia, por kush eshte ai njeri aq i ditur dhe aq i guximshem qe mund te na thote se ku duhet ta vendosim kufirin. Sa persona duhet te leme te vdesin qe te mos na demtohet ekonomia globale?

    Me sa lexova, ju jeni dobet ne llogari dhe logjik.
    Rri ne shtepi Fiqiri, se do marresh njerezit me qafe.
    Dhe mos shkruaj, se edhe shkrimet i paske te demshme.

  13. Turi says:

    Tema- po e kthen veten ne nje gazete shume mediokre.

  14. personel says:

    Dhe te mendosh qe tipa te ketille me kete lloj intelekti kane poste drejtuese, (qofte dhe ne sindikate..) ? :(…… no koment

  15. ?? says:

    FIQO, na shkruaj , po munde pasi tët kapi KORONA .
    Do të jetë interesante, po arrite të na përgjigjesh .

  16. Taku says:

    Ore idiot kur ka qene viti I fundit qe vdIqen 1000 vete ne dite dhe fugona ushtrie transportuan arkivole dhe ne varrime nuk u le just asnje familjar…..IDIOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje