Paraditen e sotëm kane mberritur nga Roma në aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës, ekipi i përbërë nga 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë.
Ata nje dite me pare udhëtuan drejt Italisë për t’i ardhur në ndihmë këtij vendi të gjunjëzuar nga pandemia e Covid-19, te percjelle ne aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi rama dhe te shoqeruar nga ministri per Europen e Punet e Jashtme Genti Cakaj..
Drejt Lombardisë ekipi shqiptarë ka udhëtuar së bashku me ministrin italian të çështjeve rajonale Francesco Boccia.
Në aeroportin e Veronës janë pritur nga guvernatori i Lombardisë Atilio Fontana, nga zëvendësministri i brendshëm Vito Crimi.
“Ju falënderoj në emër të qeverisë italiane”, është shprehur ministri Boccia. Ekipi i mjekëve e infermierëve shqiptarë do të nisin menjëherë punën në strukturat spitalore të Breshës dhe Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intensive.
“Po kalojmë një moment të vështirë, tha para ekipit shqiptarë, guvernatori i Lombardisë Atilio Fontana.
Është një moment i vështirë për rajonin tonë e për vendin e kur kemi vende që na shfaqin një solidaritet të tillë është dyfish e vlefshme për ne. Ju falënderoj për këtë bashkëpunim që do të jetë padyshim i rëndësishëm.”
Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar, ku kontributi i personelit shqiptar eshte i pritshem.
Ju Uroje nga ZEMRA Mjekeve dhe Infermjereve tane SUKSESE NE DETYRE, dhe Ruani Veten,ZOTI I MADHE I SHQIPETAREVE ME JU, dhe Qofshi te Bekuar..Qeveria Rama Beri shume Mire qe Dergoje Ekipin Shqipetare ne Itali..ITALIA, Ju Gjete Prane Shqiperis ne Termetin e Madhe…dhe Italia do ti Gjendet Shqiperise perseri Prane ne Kohe te Veshtire..Gjitoni me Gjitonin Gjithmone kane Ndare te Mirat dhe te Keqijat…lol