U erdhi në ndihmë shqiptarëve gjatë tërmetit: Zjarrëfikësi italian falenderon mjekët që mbërritën në Itali

29 Mars 2020, 19:26Sociale TEMA

Zjarrëfikësi Italian Pino di Gioia, ishte udhëheqësi i një ndër ekipeve të  kërkim-shpëtimit  të cilët ndihmuan në nxjerrjen e viktimave që kishin ngelur nën rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë Italia është një nga vendet e para në Europë  e prekur nga sëmundja e koronavirusit dhe ditën e djeshme 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Ndërsa, Pino di Gioia, nëpërmjet një postimi në “Facebook“ ka shfaqur mirënjohjen për mjekët shqiptarë që po i vijnë në ndihmë popullit të tij, duke i konsideruar ata si vëllezër.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë për ndihmën tuaj, as ne nuk do ta harrojmë” – shkruan ai Gioia teksa poston videon e nisjes se stafit mjekësor drejt Bergamos, zona më e prekur nga koronavirusi në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje