Nga dita e hënë, dalja në rrugë e qytetarëve për të bërë pazar apo për arsye të tjera të domosdoshme do të lejohet vetëm duke u pajisur me një autorizim paraprak. Rregulli vlen vetëm për zonat urbane dhe kush e shkel këtë urdhër rrezikon të gjobitet.
Pamjet e Tiranës në karantinë gjatë ditëve të mëparshme ishin shqetësuese, kur gjatë orarit të lëvizjes krijoheshin radhë të gjata në supermarkete, furra buke, apo farmaci. Duke u kthyer në një rrezik të shtuar për këdo që kërkonte të bënte blerje.
Tashmë me regjimin e ri të lejes, kërkohet që flukse të tilla të rrallohen ndjeshëm.
Por si mund të aplikojmë për këtë autorizim?
Në mënyrë alternative, mund të dërgoni një SMS në numrin 55155, me përmbajtje numrin e identifikimit dhe orarin kur doni të bëni pazar ditën e nesërme. Pavarësisht se leja ka një afat vetëm 1 orë, tejkalimi nuk do të gjobitet.
Për këtë leje mund të aplikojë brenda 24 orëve vetëm një prej anëtarëve të familjes me përjashtim të pensionistëve që nuk duhet të dalim nga shtëpia. Ndërkohë autorizimi është i panevojshëm për personat që shkojnë në punë.
Faqja e internetit dhe aplikacioni nuk punojne!
po pensionistet qe jetojne vetem dhe njeri qe ti ndihmoje cfare do bejne?
Leje per pazar
Shume mire me masat drastike qe po merr qeveria per te ruajtur nga infektimi dhe perhapja e corona virusit popullsine, Jam nje qytetar i Tiranes, kam nje sugjerim per qeverine qe koha prej 1 ore e nje pjestari te familjes eshte jashtezakonisht e pa mjaftueshme per te plotesuar nevojat ditore te nje familje prej 4 persona, mbasi vetem ne tre dyqane apo markete per te blere ( buke ,ushqime ,fruta zarzavate ) nga radha per tu futur brenda duhet minimalisht 2- 3 ore, po te llogaritesh dhe kohen e vajtjes dhe ardhjes per ne shtepi. Faleminderit,