“Nuk e dini ç’luftë bëhet tek Infektivi”, doktoresha mesazh shqiptarëve nga spitali: Është e tmerrshme, qëndroni kategorikisht në shtëpi!

29 Mars 2020, 22:07Sociale TEMA

Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, përsërit edhe njëherë thirrjen për të gjithë shqiptarët, dhe sidomos të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjnë, në këtë situatë të tmerrshme të koronavirusit.

Në një mesazh nga Infektivi, të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Çomo thekson se është e tmerrshme kur sheh njerëz të grumbulluar në Tiranë, të cilët nuk e dinë se ç’luftë po bëhet në spital.

Mesazhi i doktoreshës:

Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi.

 Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi.

 Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.

Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. 

Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. 

I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar.

8 komente në ““Nuk e dini ç’luftë bëhet tek Infektivi”, doktoresha mesazh shqiptarëve nga spitali: Është e tmerrshme, qëndroni kategorikisht në shtëpi!”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    nuk e dija qe goca fantoçit qenka mjeke me shqiperi…

    1. Ledhi says:

      Po ja mami jote do ishte fiks per këtë punë pse nuk e çon se do e marrin direk

  2. Liku says:

    God bless you Doc ?

  3. Najada como says:

    Boll nxoret kete turpin e mjeksise! Analfabete funksionale, karagjoze funksionale, lepin gjithe diten bythen e ministres analfabetw qe e beri shefe! Nuk ka haber nga mjeksia e dem ben si heroine. Turp!

    1. lavdosh says:

      Vetem turp dhe neveri per njerez si Najada Como!
      Zoti ju misherofte per shpriting tuaj!
      Zoti tju jap fuqi atyre qe perpiqen me mundesite dhe kualitetet qe kane

  4. bika says:

    mire e ke ti po kush na le

  5. Bregdeti says:

    Ore budall, mos shaj njerezit qe punojne. Apo duhet te jene bajge si puna jote?

  6. fariu says:

    Situata eshte keq ne Shqiperi dhe shume keq ne Itali, Europe dhe gjithe boten. Ne keto momente (qofte edhe me me ndonje te vertete apo te pa vertete), po duket “shpirti i zi”, “shpirti shejtan”, “shpirti maskara” i atyre komentuesve te mesiperm. Qe ka te tille mes nesh e dime, por mos qofte pjesa dermuse e popullit ksisoj, ndryshe na paska mallkuar i Madhi Zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje