Andin Lokaj sulmon Super Sportin: Po nxisin polemika anti-Kosovë me pyetje primitive

3 Prill 2020, 20:58Sport TEMA

Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, është duke qëndruar i izoluar në shtëpinë e tij në Finlandë, kjo për shkak të gjendjes më pandeminë koronavirus.

Ndërsa në një intervistë, Hasani i pyetur se: Nëse luan për Maqedoninë dhe shënon ndaj Kosovës, a do festoje?

Ai është përgjigjur se: “Ne jemi profesionistë dhe ajo është vetëm një lojë futbolli. Ne presim prej kohësh të kualifikohemi në Europian.”

Lidhur me këtë opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar duke thënë: Gazetarët në Shqipëri nëse mund tu thuhet ashtu i ngarkojnë futbollistët me pytje patriotike pasi e kanë instalu patriotizmin folklorik brenda profesionit që ska lidhje me atë punë”

“Kjo nuk është hera e parë që bëjnë këso pytjesh primitive, një medium shminkë i ka bërë keso pytjesh edhe futbollistëve tanë por shumica prej tyre i kanë ikur ngase janë intelegjent”

“Për Kosovën dhe futbollistët e saj në të ardhmen nuk do te duhet te vlente më filozofia e atyre përtej kufirit të cilët na shohin me zili në thellësinë e mendimeve të tyre, kështu që fanellën e Kosovës duhet ta veshin në të ardhmen vetëm ata që ndihen 100% kosovar.

1 komente në “Andin Lokaj sulmon Super Sportin: Po nxisin polemika anti-Kosovë me pyetje primitive”

  1. Baton DR says:

    Ah sa zi i kemi punët ….edhe lufta mes serbëve e kroatëve për një ndeshje futbolli filloi….imagjino këta debilët tanë
    Mirë që serbët kanë më shumë debilë se ne dhe i mbajnë këta tanët pak të bashkuar….për momentin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje