Nga Enver Robelli
Jaakov Litzman është ministër i Shëndetësisë i Izraelit.
Ai është besimtar aq i madh, saqë refuzon ta përdorë internetin.
Si hebre ortodoks ai beson se krejt punët i drejton një fuqi mbinatyrore e quajtur zot.
Edhe kur ministria e Shëndetësisë e Izraelit, pra ministria që e drejton Litzman, dha urdhër për ndalimin e lutjeve në sinagoga për të shmangur infektimet, Jaakov Litzman vazhdoi të lutet në sinagoga.
Besonte se e shpëton zoti. Nuk e shpëtoi.
Litzman dhe gruaja e tij janë testuar pozitivisht me koronavirus.
Ai është fajtor që kryeministri Benjamin Netanjahu dhe shefi i Mosadit, shërbimit sekret izraelit, Jossi Cohen, janë detyruar të futen në karantinë për shkak se kanë pasur kontakt me Jaakov Litzmanin.
Tani Litzman është detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe shërbimi i brendshëm sekret izraelit Shin Bet ka organizuar një lidhje interneti për të.
66 për qind e izraelitëve nuk janë të kënaqur me punën e ministrit të Shëndetësisë.
Jaakov Litzman thotë se virusi luftohet vetëm me lutje.
“Lutemi dhe shpresojmë.
Mesia do të vijë dhe do të na çlirojë nga të gjitha gajlet”. Ok!
Ha ha ha, por te pakten paska infektu ate qe kerkojne vetem lufte neper bote. Do zoti e shikon nga lart e ti coj atje ku e meritojne se do bjeri bota ne paqe mbas Korones.
Dhe do shpetoje jo vetem populli i Izraelit, por do vije paqe ne lindjen e mesme.
Ja keni futur kot . Titulli pa lidhje me artikullin . Njerzit ne cdo kohe i luten zotit , sidomos ne ditet e tyre me te mira dhe me te veshtira , ndersa ky eshte praktikant i devotshem . per sa kohe qe nuk ka nje kure per virusin zotit do ti lutemi , mos te shperndahet shume , mos te na kapi dhe po na kapi te na lere gjalle dhe ta kalojme sa me lehte .
Feja jo vetëm që sbën punë ke koronavirusi por edhe i ngatron njerzit .