Në Itali janë shënuar 3,039 raste të reja me koronavirus, ndërsa 604 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Nga të dhënat e bëra publike, vihet re një ulje e ndjeshme e nurmit të të infektuarve, pasi ditën e djeshme u regjistrun 3 599 raste të reja, ndërsa sot 3 039.
Po ashtu ka pasur rënie edhe të numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive, nga 3898 në 3792. Një shifër shumë e rëndësishme, sepse ul presionin mbi spitalet.