Conte: BE të reagojë si një skuadër përballë COVID-19

8 Prill 2020, 20:23Bota TEMA

Bashkimi Europian duhet të përmbushë rolin e tij në mënyrë që të përballet me sfidën që ka prekur globin dhe për ta bërë këtë i duhet një ndryshim vendimtar i ritmit nga këndvështrimi politik dhe shoqëror, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.

”Për të gjithë ata që kanë në zemër BE-në, për të gjithë ata që besojnë në një Europë të bashkuar, të fortë dhe mbështetëse, në kulmin e historisë së saj, është koha për të ndërmarrë hapa të vendosur duke promovuar të gjitha mjetet për rindërtim”, shtoi ai.

”Nëse duam të ruajmë shtëpinë tonë të përbashkët, atëherë është momenti për të menduar si një ekip”, theksoi Conte, në një intervistë për ”Vatican News” dhe ”Osservatore Romano”.

Ndërkohë, italianët, në këtë fazë të pandemisë, janë gjithnjë e më të kënaqur me veprimet e qeverisë dhe, veçanërisht, me ato të kryeministrit Giuseppe Conte, ndërsa ata mbeten kritikë me përgjigjen që Europa po i jep krizës në kontinent.

Tema që i tërheq më shumë italianët është ajo e trendit të kurbës së infeksionit dhe numrit të viktimave dhe ajo që po ndikon më pak tek ata është shtrimi në spital i kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Besimi te qeveria po rritet dita-ditës dhe lideri më i vlerësuar është kryeministri Giuseppe Conte (68%), i cili tejkalon edhe Presidentin e Republikës Sergio Mattarella (67%).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje