Qeveria gjermane do të bëjë ndryshime në ligjin për kontrollin nga investitorët e huaj të kompanive të saj strategjike, pas një vendimi të marrë sot në një mbledhje të kabinetit në Berlin.
”Masat, të cilat synojnë investitorët nga jashtë Bashkimit Europian, do të imponojnë kushte më të rrepta sesa më parë”, tha ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, duke e karakterizuar ligjin aktual gjerman si “jashtëzakonisht liberal” në këtë drejtim.
Ndryshimet do të përfshijnë, për shembull, sigurimin e furnizimeve thelbësore, siç janë vaksinat dhe infrastrukturat kritike, përfshirë rrjetet e energjisë elektrike.
Altmaier tha gjithashtu se qeveria së shpejti do të shqyrtojë sesi mund të rritet prodhimi i pajisjeve mjekësore në Gjermani dhe në të gjithë BE.
Ndryshimi u inicua para krizës aktuale shëndetësore dhe pason iniciativat në nivelin e BE-së nga Gjermania dhe Franca.
Një impuls erdhi nga fakti se Gjermania u gjend në vështirësi të parandalonte një kompani kineze të merrte pjesë në operatorin e rrjetit të energjisë prej 50Hertz.
Në mes të vitit 2018, banka shtetërore gjermane, KfW, mori 20% të 50Hertz-it, duke eliminuar kështu një ofertë nga Korporata Shtetërore e Rrjetit Energjetik të Kinës (SGCC).
Edhe blerja nga Kina e sistemeve robotike industriale gjermane, KUKA, në fillim të vitit 2017, gjithashtu shkaktoi shqetësim te qeveria gjermane.
Ndërkohë, edhe Franca do të shtetëzojë kompanitë strategjike nëse është e nevojshme për t’i mbrojtur ato nga efektet e krizës së koronavirusit, tha më 2 prill ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
Le Maire tha se ai i kishte dërguar presidentit Emmanuel Macron një listë të kompanive strategjike që mund të rrezikohen potencialisht në treg.
“Ne do të jemi të gatshëm të përdorim të gjitha mjetet e mundshme për të mbrojtur këto kompani duke rritur pjesëmarrjen e aksioneve të shtetit francez, duke i rikapitalizuar, ose, si një mundësi të fundit, duke i shtetëzuar”, tha Le Maire në një konferencë për shtyp.
Ministri i qendrës së djathtë tha se ai nuk po bën thirrje për një ekonomi të administruar nga shteti.
“Nëse shtetëzimet janë të nevojshme, ato do të jenë të përkohshme”, tha ai.
“Shteti është përgjegjës për të mbrojtur kompanitë e tij industriale”, theksoi Le Maire.
Franca hyri në një bllokim të rreptë më 17 mars për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Ekspertët kanë thënë se masat ka të ngjarë të zgjasin deri në fund të prillit.
Zyra Kombëtare e Statistikave, INSEE, javën e kaluar tha se aktiviteti ekonomik ishte ulur 35%.
Ja si rruhet pavaresia ekonomike.
Mund te privatizosh sektorin publik por jo t’ua shesesh te huajve.
Edhe pse disa sektore strategjik nuk duhet te privatizohen asnjehere 100%
Kuptohet qe ligje me te forta sherbejne per te menjanuar vjedhjet dhe shperdorimet
Gjermania jep leksione patriotizmi falas dhe asnje nuk i kupton , lexoni , shikoni , dhe degjoni …. dhe mos u cireni me fjale te medha . Ky eshte patriotizem ne realitet dhe i vertete , sigurisht ata punuan fort pef te haritur ne nivelin tu pergjigjen tregjeve ne menyre te tille . Hapini syte quravecer , keto jane masa , dhe jo te shesesh bythen per pese euro,ose dollare . Jane te zgjuar gjermanet ,sjane lamasher dhe llapaqene rrugesh .
A e dini si iu pergjigj sarlatanit Trump presidenti i kompanise se famshme Cure Vac , Ditmar Hop ?? Gjermania dhe kompania gjermane nuk shitet , dhe nese nxjerim vaksinen ,qe perqindjet e suksesit jane shume te medha ta nxjerin , do ta shperndajme ne gjithe boten dhe jo vetem ne Shtetet e Bashkuara , sic deshironte sarlatani Trump …….ky eshte patriotizem dhe jo te ciresh e te ulurish …………