Mbi 330 mijë persona të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

9 Prill 2020, 09:46Bota TEMA

Ka tejkaluar shifrën prej 330 mijë numri i personave në të gjithë botën të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, 330.203 persona në botë kanë arritur ta mposhtin këtë sëmundje.

Kina me 77.279 njerëz është radhitur si vendi i parë me numin më të madh të personave të sëmurë që janë shëruar. Ajo ndiqet nga Spanja me 48.021, Gjermania me 46.300, Irani me 29.812, Italia 26.491, SHBA-ja 22.828 dhe Franca me 21.254 persona të shëruar.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi u shndërrua në pandemi duke u përhapur në mbarë botën. Numri i të vdekurve nga ky virus ka arritur në 88.450 ndërsa numri i të infektuarve në mbi 1.5 milionë. Ndërkohë presin të shërohen edhe 1.099.078 raste të tjera të infektuara që ndodhen ende në trajtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje