Balla: Blini produkte shqiptare, të jemi patriotë sot më shumë se kurrë

11 Prill 2020, 10:31Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u bëri thirrje sot shqiptarëve që të blejnë produkte “Made in Albania” dhe të konsumojnë “shqip”.

“Një merak tjetër që ka të bëjë me ekonominë e luftës. Nga ngastrat e serat e bujqve shqiptarë, nga blegtorët shqiptarë ka shumë prodhim cilësor këtë vit dhe ju që shkoni të bëni shpezat për familjen tuaj, ju lutem blini prodhimet tona shqiptare. Sot e nesër të mbyllur në shtëpi, ju që ngrini shëndete e bëni ndonjë urim, bëjeni me një birrë shqiptare. Blini prodhime “made in Albania”, konsumoni SHQIP”, tha Balla, ndërsa ndau një video të himnit kombëtar realizuar nga këngëtarët shqiptarë.

Ai shprehu bindjen se “Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, por duke ruajtur deri në ditën e fundit kujdesin, respektimin e rregullave dhe masave që na mbrojnë nga armiku i padukshëm”.

“Ne nuk jemi patriotë vetëm më 28 Nëntor, apo kur këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” kur fiton kombëtarja. Ne jemi patriotë edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, sot më shumë se kurrë”, tha ai.

7 komente në “Balla: Blini produkte shqiptare, të jemi patriotë sot më shumë se kurrë”

  1. P-S-J-M says:

    Sa të pacipë që jeni ju mashtrues. Populli nuk ka të hajë ju tallni dhe trapin.
    I zbrazni xhepat ju politikanët që nga ty ,Meta, Rama , Basha, dr vdekja etj etj , e deri tek pronarët e mediave që sposorizohen nga ju dhe dorëzoni miliarda eurot e vjedhura popullit dhe shtetit . Ato që keni vjedhur i dorëzoni që të ushqehet populli .Zotrote fillo i pari me bizneset dhe tokat që ke rrëmbyer.

  2. Taulanti kërkon një motër says:

    PPSL Taulant.
    Se keshtu bëhet biznesi…
    Apo ke hallin e Maks Deloites se po i prishen luleshtrydhet me hormone ne LU.
    Dhe kushedi ku je t’u be ndonje biznes me te..

  3. trimi says:

    Tashi u kujtuat blini produkte shqiptare dhe nga ana tjetr futni mish Brazili, gjalp GJermani , molle Maqedonse, mjell Greku. ja keni futur thiken fshatarit mbas shpine ketu e 30 vjet.

  4. spata says:

    Nga vjen ti qe na rekomandon per te bler mallra ushqimore nga vendi .Ke sy o te pklacin qe tregjet jane me mallra 90% te huaja . A e di ti o debil qe vet shteti shqiptare nuk bene politika per te stimuluar prodhuesin vendas .Ne e dim por ti eshte mire qe tek Rilindja kapitaliste tu thuash bosve qe zoterojne monopolet e tregut te hedhis syte nga prodhimi vendas .Jo me kshilla por me ligje e vendime shteti .Pse prodhimet e vendit kalben e hidhen ne kanal . Kete shpjego e leri pallavrat .

  5. Raif Fetiu says:

    Eshte jo vetem normale por edhe njerzore e patriotike te konsumohen prodhimet vendore por cilat?Me siguri jo ato te injektuara e te sperkatura me mjete te demshme kimike e me proteina .Shteti duhet kontrolluar dhe prodhimet e demshme te asgjesohen.E shifni se ne c’gjendje ka ardh shalqini ne Shqiperi po domatet.Ne Kosove posa te hetohet se jan mall i Shqiperise nuk i blen kush sepse ato jane jo vetem te pa dobishme pir te rrezikshme.Fermeret shqiptar po mendojne se per dy fite te behen te pasur jo o zotri duhet te punohet ne vazhdimsi me djerse e me njerzi.

  6. eda says:

    Dakort , por pse nuk e nderprisni importin e produktwve te huaja.
    Cfare prisni , pse nuk e beni?
    Per Pataten, qwpen, luleshtrydhen, mollen, birren e gjithshka qe prodhohet ne vend. Spo themi per bananen se ate se bejme. Te promovohet prodhimi vendas. Sot me shume se kurre.
    Bejeni sa me shpejt.

  7. sapa says:

    Qe ju te shijoni pushtetin e perjetshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje