"Realiteti i ri", studimi i Harvard Business Review: A është e mundur të jesh i përqëndruar në kohën e pandemisë së COVID – 19?

15 Prill 2020, 12:04Bota TEMA

Javë pasi jemi futur në realitetin e ri të qëndrimit në shtëpi, punës në distancë dhe lajmeve të vazhdueshme mbi COVID – 19 dhe limitet që mund të kalojë kjo pandemi, duket sikur jemi mësuar ta pranojmë këtë të tashme.

Për shumë nga ne, një nga gjërat më të vështira në këto momente është përqendrimi – gjetja e fokusit për të qenë produktiv.

Kjo do të thotë se praktika i menaxhimit të vëmendjes është më i rëndësishëm se kurrë, e jo vetëm për produktivitetin, por edhe për paqe të brendshme.

Praktikimi i menaxhimit të vëmendjes ka të bëjë me mbajtjen e kontrollit se ku shkon vëmendja juaj, dhe njohjen se kur është duke u “vjedhur”, qoftë nga shpërqendrime të jashtme, apo nga mendime të brendshme, “thashethemet” ose ankthi. Sa më të vetëdijshëm të bëheni për faktorët e shpërqendrimit, aq më e lehtë është t’i menaxhoni ato.

Ja se si praktika e menaxhimit të vëmendjes mund të ndihmojë me shpërqendrues kryesorë të vëmendjes – fëmijët, punët tuaja dhe mendimet tuaja.

Nëse keni fëmijë

Nëse keni fëmijë në shtëpi, mund të vendosni një fletë me në shenjë te dera, ta mbyllni atë dhe të shkruani se jeni i zënë dhe se nuk duhet t’ju ndërpresin, përpos rasteve të emergjencës. Kjo teknikë funksionon më së miri për një periudhë kohe nga 10 deri në 60 minuta. Nëse duhet të kujdeseni për fëmijë të vegjël apo për persona që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm, atëherë bëni një listë detyrash duke renditur ato që kërkojnë vëmendjen më të ulët me ato që kërkojnë përqendrim total. Nëse keni një tjetër të rritur në dhomë, atëherë punoni me “turne”, ku njëri të jetë përgjegjës për fëmijët për një ose dy orë, ndërsa tjetri punon në mënyrë të pandërprerë për një ose dy orë. Më pas, bëni ndërrimet përkatëse. Nëse jeni kujdestari i vetëm në një shtëpi me të tjerë që kanë nevojë për mbikëqyrje më të vazhdueshme, atëherë tregoni për veten të njëjtën dhembshuri që do t’i tregonit dikujt tjetër në situatën tuaj. Njohja e kufizimeve dhe të qenit i adaptueshëm do të jetë një nga mjetet më të dobishme për të kaluar këtë kohë.

Nëse keni punë

Nëse jeni duke u përpjekur të punoni por vazhdimisht mendoni gjëra të natyrës “Duhet të ngarkoj rrobat”, “Duhet të shëtis qenin”, “Duhet të pastroj dollapin”, atëherë kthejini këto në avantazhin tuaj, që do të thotë, shënojini në listë dhe përdorini në avantazhin tuaj. Pra, caktoni një kohë pushimi nga puna dhe në ato momente filloni dhe bëjini në praktikë këto mendime tuaja, si shlodhja juaj ditore.

Nëse keni mendime të vazhdueshme

Përveçse ju ndihmon të mbani një nivel të lartë produktiviteti, praktikimi i menaxhimit të vëmendjes gjithashtu do t’ju ndihmojë të njihni kur mendimet tuaja fillojnë të krijojnë ankth. Një pandemi globale na lehtëson të jemi të predispozuar për mendime dëshpërimi. Çfarë do të thotë kjo për punën tonë? Për familjet tona? Për ekonominë? E vërteta është, ne kurrë nuk mund të dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por lejimi i mendimeve tona negative të qëndrueshme, në skenarët e rasteve më të këqija nuk është i dobishëm.

Nëse keni menduar ndonjëherë të filloni një ditar mirënjohjeje, tani do të ishte një kohë e shkëlqyeshme. Nuk është e nevojshme të jetë i ndërlikuar. Çdo ditë shkruani tri gjëra të mira të asaj dite. Kjo do të ndikojë në humorin tuaj duke ju bërë të jeni pozitivë. Është kaq e thjeshtë, por kaq efektive! (harvardbussinesreview)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje