Basha kundër Berishës? Kreu i PD: Opozita nuk është për të bërtitur, shqiptarët e duan siç e drejtoj unë

27 Prill 2020, 22:11Politika TEMA
Basha kundër Berishës? Kreu i PD: Opozita nuk është për

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u kritikua në sy se nuk po bën më opozitë politike nga analisti Artan Fuga.

Basha e cilësoi të drejtë analizën e Fugës, i cili kërkonte të bëhej politikë gjatë kësaj kohe, me pretendimin se vetëm kështu zgjidhen krizat.

Teksa po komentonte këto deklarata, lideri i PD-së tha se opozita nuk do të bërtasë më, por vetëm do të denoncojë, protestojë dhe të ngrejë zërin ndaj padrejtësive.

Mirëpo një deklaratë e tij duket sikur është një thumbim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi Basha tha se qytetarët duan opozitën që drejton ai.

“Analiza është e drejtë. Pandemia ka 6 javë që zgjat. Opozita ka marrë vendimin e duhur jo për të mos bërë politikë, por për të ruajtur shëndetin e shqiptarëve.

Nuk ka gjë më politike një kohë të tillë, që unë e kam quajtur regjim i Facebook-ut, se opozita të propozojë përpara një qeverie të çoroditur disa mënyra si të ndihmohen shqiptarët.

Propozimet tona e vunë në presion qeverinë. Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ardhur koha e një opozite që jep alternativa, që ngre zëri ndaj padrejtësisë, ka opozitë që denoncon, që proteston.

Këtë opozitë duan shqiptarët, këtë opozitë drejtoj unë. Dhe ka bërë protestat më të mëdha në 30 vite”, deklaroi kryedemokrati në studion e Syri Tv.

Ndërkohë, kujtojmë se Basha doli kundër Sali Berishës edhe për protestat, pasi deklaroi se nuk është koha për të bërë protesta, ndonëse nga ana tjetër ish-kryeministri kërkoi që qytetarët të dalin në shesh./

4 komente në “Basha kundër Berishës? Kreu i PD: Opozita nuk është për të bërtitur, shqiptarët e duan siç e drejtoj unë”

  1. ke Gamoret eshte instikt pellitja

    ai fillon te pellasi sapo del nga pidhi shpellees
    baha duhet me u fut edhe njiher hga ka dal ,
    me fillu nga e para

    ne burg do beni kursi e nevojshem per politikan
    pleehra

  2. Shenjestra says:

    Kokat ngrençi dhe plaçi ne vend.Edi Ramen nuk e mundeni dot se Rama deri tani ka treguar se eshte i afte te drejtoi vendin edhe ne te ardhemen.Ai,jo vetem dijti te fitoi zemrat e shqipetareve,por edhe te gjithe Evropes dhe botes.Nuk eshte si Berisha,Basha,Meta Fallxhorja etj qener te tjere te opozites qe u bene kundra dhe i shpalle armiq te shqiperis Ameriken dhe evropen.Ata nuk vijn me ne pushtet,se kane humbur besimin dhe jane te urryer.Nuk i do populli.

  3. Konjak says:

    Pozita dhe opozita , jane te votuara nga populli , per te bere punen e tyre . Sigurisht edhe ato , ate bejne , por me rrugen e vjeter te te berit politike . Vihet re , se politika shqipetare sot ka filluar , paksa te ndryshoje imazhin ; te behet me e besushme me serioze , dhe me e qendrushme . Pozita , mundohet te zbatoje nje menyre tjeter te organizimit dhe drejtimit te krejt institucioneve te shtetit , par ketu pastrimin dhe ndergjegjesimin e institucioneve dhe institucionareve . Sigurisht gjat levrimit te puneve ka edhe perplasie , te cilat sjellin edhe pastrim idesh , dhe nje funksionim me te mire te institucioneve . Edhe opozita , mundohet te sjellij , nje menyre tjeter te te berit politike opozitare . Mundohet te qendroje brenda te drejtave te saj , dhe te percaktoje e levroje saktesisht detyrat , si ;, kontrollin e qeverisies , afrimin e ideve te reja institucionale , mbrojtjen e popullit dhe ekonomise se tij , pastrimin , organizimin dhe pasurimin , me ide te reja te politikes se jashtme . Te gjitha keto vihen re me se miri , me dy problemet e fundit ; te cilat -besojse- pati nje afrim te mire , nga pozita dhe opozita . Faleminderit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje