Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”. Gjatë seancës në Kuvend, Balluku tha se depozitat e naftës së kësaj kompanie janë të mbushura, prandaj procesi i nxjerrjes është pezulluar.
“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar.
Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit.”-tha Balluku.
Deklarata e Ballukut u bë në seancën e sotme plenare, ku ministrja njoftoi edhe për situatën e riatdhesimeve. Balluku tha se deri më tani në Shqipëri janë sjellë 2350 qytetarë, ndërsa deri në në 5-6 maj ky numër pritet që të shkojë në 3200.
Depozitat plot, ne gjith boten cmimi eshte ulur ne maksimum ndersa te ne vetem rriten, keto jane turpe te bazise se qeverise dhe gjith qeverive te ketyre 30 viteve. O Ed palla hapi syte se je tu u bo si Sali krimineli….
Ashtu keshtu Shqiptaret nuk ja shofin dot hajr in as naftes dhe as kromit. Sepse te huajt ne bashkepunim me regjimin e instaluar po na shfrytezojne si koloni afrikane e shekullit te kaluar.
Ankandi per shitjen e naftes duhej te ishte bere qe ne muajin nentor por ministrja pa te arsyeshme te hiqte adm e atehershem D . Spahiu dhe vuri nje mikeshen e saj totalisht te paafte qe i ka bere deme te pariparueshme Albpetrol ne cdo drejtim