Arrestohen 2 të dyshuar për vrasjen e vëllezërve në Durrës, shkak prishja e pazareve të drogës. Tërbohet Sali Berisha: Akt vandal

1 Maj 2020, 11:14Politika TEMA
Arrestohen 2 të dyshuar për vrasjen e vëllezërve në

Vellezerit Haxhia

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Dy të arrestuarit janë A.N. 33 vjeç nga Tirana i dënuar më parë për trafik droge dhe K.A. 22 vjeç banues në Durrës.

Mësohet gjithashtu se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë krim të rëndë të ndodhur pak ditë më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një deklaratë për mediat bëri me dije se në vrasjen e vëllezërve në tregun e automjeteve në Durrës, u përfshirë 4 persona.

Autoritetet kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e 3 kallashnikovëve që u përdorën në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, municioneve luftarake dhe 12 celularëve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton që shkak i vrasjes të kenë qenë konfliktet për prishjen e pazareve në aktivitet kriminale.

Deklarata e plotë e Ardi Veliut:

Zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës.

Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shën Vlash”, i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në mënyrë të veçantë prokurorin Gëzim Veizi, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar dhe dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe ftoj qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Reagon Berisha

Sali Berisha ndërkohë është tërbuar, pas kontrolleve të ushtruara nga policia për gjetjen e vrasësve të dy vëllezërve në Durrës.

Ai thotë se kërkimet e policisë, janë një akt vandal.

“Akt vandal antikushtetues i narkopolicise!

Narkopolocia i kontrollon shtepine pa asnje dokument dhe asnje person ne shtepi.

Vrasjet ndodhin ne seri ne Durres, Lezhe, Shkoder, Vlore ata bejne sikur po kapin kriminele ne Shengjergj!

Denoj kete veprim banditesk te narkopoliciset”, shkruan Berisha, që kërkon t’iu dalë garant të kërkuarve për vrasj.

(TemA)

26 komente në “Arrestohen 2 të dyshuar për vrasjen e vëllezërve në Durrës, shkak prishja e pazareve të drogës. Tërbohet Sali Berisha: Akt vandal”

  1. A din kush gja a ka grua a femijë ky kryekrimineli Sali Berisha? Pse nuk e lidhin në shpi e ti heqin duarsh kompjuterin se jo vetem shkaterroi familjen me këto budalleqe por ju uli vlerat tanë tropojanëve.Për ta fut në burg nuk ka kush por së paku ta lidhin në shpi.

  2. Dani says:

    Po ai i terbuare ka qen gjith kohes ketu nuk ka ndoj lajem

  3. h says:

    Berisha e ka deklaruar hapur se eshte anti shtet.
    Atij i pëlqen shteti vetëm kur pasurohen gërdallat e tija.

  4. Agim says:

    Berisha esht nje shprhje e popullit shan i dhjeri te premierin i kriuhavet qeveritaret vllavrasje.

  5. As pleqeria nuk te ben derman says:

    Kur do ti mbyllet goja ketij bastardi me gjak te perzier.

    1. Tetovari2 says:

      Do ti mbyllet kur RAMA do t’ia fut në gojē!!!!!
      Euh pisi i fisit si nuk pushoi së llomotituri.

  6. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Akt vandal se nuk po vijne tek vila jote qe te ngrene njeher zgupthi e te shkosh ne ate te sheqeres.
    Kur ska drejtesi,fol o vampir.

  7. Po edhe une jam me Sali Berishen. C’eshte kjo arrestime nga policia. Pse nuk marrin shembullin e Saliut ,qe dergoi dy avion luftarake “Reaktiv” armatosur me bomba me lende helmuese per te mposhtur Jugun . Mire se “Reaktivet ” i hengri “koronaviruesi ” ,po helikopter luftarak nuk kane keta? Pse t’i arrestone ? le tu cojne avionin ,te hedhin lende helmuese ,sipas idese se Saliut dikur, dhe cdo gje mer fund , jo vetem vrasesit,por edhe fare e fisi i tyre. Nndaj them se Saliu ” Ka te drejte te rebelohet per arrestimet”

  8. Vlora says:

    RRIPINI me BRISK këta VRASËS me PAGESË !!! JU LUTEM POLICISË së SHTETIT MOS ti DORËZOJNË në GJYKATË këta KRIMINELË dhe VRASËS të PËSHTIRË !!!! PLUMBIN pas KOKE këtyre KËRRMAVE që po VRASIN FJEMË NËNASH përditë , kundrejt 5 MIJË €UROVE !!! MOS i lini të GJALLË PLEHRAT dhe FEKALET e URRYERA . RESPEKTE POLICISË së SHTETIT dhe RENEAS

  9. Anetari i PD says:

    Saliu kriminel vusn nga skleroza. Nuk e kuptoj si nuk dalin femijet spo gruaja e tij ta fusin ne hale sali cjapin plak serbo rus.se si kane katandisur komentuesit kete kriminel. Komentuesit nuk i ksne lene me liber shtepie pabe share e deri tek sllobodanka e tij por familja dhe kushurite e tij qenkan te cuditshem.

  10. ALBAN says:

    Vetem Ti nuk duhet te flasesh ..
    Kriminel.
    Rrace e poshter…

  11. Katundaria qenëria says:

    Mos ja vini re.. i vjen keq per sojin e vet. Dythundraket qe dikur punonin kooperativave dhe gjirizi i Shiqere bushtres i zbarkoi ne qytete

  12. Todi says:

    Motoja jonë është e duam Shqipërinë pa Saline njeriu më i zi i kombit tonë…..!!!

  13. Beni says:

    Mendoj qe te gjithe tropojanet e ndershem duhet ti dergojne nje peticion familjareve te Sali Berishes pasi me te gjitha idiotesirat qe ben çdo dite po ul vlerat dhe traditat e tropojaneve.

    1. ben says:

      Beni-familjaret e Berishes nuk jane me te mire se sa ai. Nuk thone kot andej nga Korca:
      “Beme baba te te ngjaj”.
      Rama duhet te mbaje fjalen qe i dha popullit ne zgjedhjet e fundit se do denoje te gjithe kriminelet qe vrane e vodhen popullin qe nga 1990-ta e ketej dhe ne krye te listes eshte Sali qen Berisha. Po qe se Rama nuk mban fjalen e dhene, haram i qofte mbeshtetja qe i kemi dhene dhe duhet te liroje karriken per dike qe ka bythe ti shkurtoje gjuhen cjapit plak te Berishajve.

    2. Koli says:

      Po cfare thua o komentusi beni vlerat Saliu nuk i ka per gje .Saliu e vrau popullin e Tropojes e ngaterroi dhe i futi ne vellavrasje ka 20 vjet.

  14. Loni says:

    Prej kohesh eshte e qarte se kjo qenie nuk eshte njeri, por as kafshe eshte dicka e vecante. Fillimisht kisha menduar se eshte kafshe dhe po te mbyllej ne kopeshtin zoologjik do rriste te ardhurat e bashkise, por nuk duhen ofenduar kafshet. Ai eshte virusi me i tmerrshem i gjithe koherave, viruset izolohen ose shkaterrohen……

  15. Loni you says:

    Prej kohesh eshte e qarte se kjo qenie nuk eshte njeri, por as kafshe eshte dicka e vecante. Fillimisht kisha menduar se eshte kafshe dhe po te mbyllej ne kopeshtin zoologjik do rriste te ardhurat e bashkise, por nuk duhen ofenduar kafshet. Ai eshte virusi me i tmerrshem i gjithe koherave, viruset izolohen ose shkaterrohen……

  16. Krimineli Serbi Sali ,akoma jeton. ketij duhej ti korrekt Bari per cdo Muaj . says:

    Me gjithe keto Krime qe ka bere ky Kriminel Serbi Sali. ! Ha do te dali ndonjehere Drejtesise,, para se te vdesi ! Pykepyetje e madhe. ?
    As USA AS Evropa nuk kame mundesi ta zabtijne kete Kriminel. ? Meqenese neve Si Shqiptare sjemi te zotet. !

  17. emigrante says:

    Ai ka shku per lesh ,mos u merrni me ate fantazme vivente

  18. Petrit says:

    Nje pyetje per shokun mjero. :
    Ti qe e quan veten gazetar dhe nuk len rast pa shkruar sa herë del qoftë edhe nje p….rdhe nga opozita si nuk e bëre nje shkrim per keto dy “gazetaret “ qe merrnin rroga ne UK e tiranes.
    Apo kjo eshte e gje e parëndesishme ne kohen kur njerëzit po vuajne per buken e gojes.
    Thuaje diçka te lutem se jane ne hall vajzat.
    Dikush duhet ti mbroje.
    Deri tani askush nuk ka dalë ti marre ne mrojtje dhe po se bëre ti i pari askush s’do ta marrë guximin

  19. Deri sa i zbulon dhe areston kriminelet , narkoshteti nuk punon por eshte i lidhur me krimin, I mbron kriminelet , tani qe I zbulon , i areston , narkoshteti ben krim qe kap kriminelet .
    Perse t’i kete dhembur kaq shume ketij ky arestim , apo pune mercenaresh ?!!

  20. Sali bubullima says:

    Po boll o Tama ! Boll me kte legen. Na merzitet me shume ju tu shkrujt per te se vet ai qoftlarg.

  21. na myti sala ftyra e keqe sekretari i partise, doktorri i hysni kapos says:

    E ka rujt me na e bo dhurate edhe nje rremuje tjeter horri plak, para se te ngordhe. Kusuri jone me duru Sale horrin dhe fytyrat e kqia qe i shkojne ka mbrapa.

  22. pavlo says:

    Oooo Sali krimineli s’ka faj se terbohet se i kan kapur rrogtaret e tij ju kapen mijte e ardhur nga pylli bythqirat qe vrasin per 5 mi euro ato duan t’i digjesh me benzin maskarejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje