Qeveria po mban ende varur datën e rikthimit të futbollit në vend në një kohë që FSHF ka gati edhe Protokollin Sanitar –paraprak për organizimin e ndeshjeve në stadium, protokoll që do të dakordësohet me autoritetet shtetërore sapo të vendosin një datë.
FSHF ka përshtatur dhe tashmë gati formatin gjerman të Protokollit sanitar, në një kohë që paraprakisht ekipet planifikohet që të zhvillojnë fazën parapërgatitore prej 2-Javësh, si dhe do të kryejnë teste.
Sipas protokollit përgatitur nga sektori i garave në FSHF, në drejtim të organizimit të lojërave pa spektatorë, koncepti bazohet në tre grupe pjesëmarrësish në ndeshje.
Në këtë protokoll sanitar, siguruar nga ABC News, stadiumi do të jetë i ndarë në tre grupe personash sipas karakteristikave te aktivitetit që kryejnë:
NDARJA NE STADIUME:
(Zona1, Fusha) përbëhet nga lojtarët, trajnerët, stafi teknik dhe gjyqtarët.
(Zona2, Tribuna) përbëhet nga punonjës e transmetimeve TV, Stafi dhe Delegacionet e ekipeve dhe disa nga përfaqësues të tjerë të mediave. Ky grup mund të hyjë edhe në stadium, por duhet të mbajë një distancë nga grupi i gjelbër (Zona 1).
(Zona 3, Përreth Stadiumit) përfshin përfaqësues të tjerë të mediave dhe punonjës të tjerë. Pjesëtarët e këtij grupi mund të qëndrojnë vetëm jashtë territorit të Stadiumit.
Sipas protokollit që pritet të përshtatet për ndeshjet në kampionatin kombëtar të futbollit, parashikohet që për organizimin e një sfide maksimumi do të jenë jo më shume se 175 personash. Por për shkak të ndarjes në zona, nuk do të jetë I mundur grumbullimi I më shumë se 90 personave në të njëjtën kohë.
NUMRI I PERSONAVE TE GRUMBULLUAR:
Parashikohen teste të rregullta për virusin korona për lojtarët dhe stafin teknik. Ndër të tjera, duhet që rezultatet e testit të lojtarëve të bëhen të ditura jo më së vonese ora 10-të e mëngjesit të ndeshjes. Lidhur me pjesën e grumbullimeve stërvitore, ndeshjeve futbollistike etj., sipas protokollit të OBSH-së dhe rekomandimit të mjekëve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:
UDHEZIMET PER USHTRIMIN E AKTIVITETIT: