100 milion euro kursime, Real Madrid zbulon planin për kalimin e krizës

10 Maj 2020, 16:28Sport TEMA

Real Madrid kishte planifikuar 822 milion euro të ardhura këtë vit, por shuma që do të futet në arkat e klubit spanjoll do të jetë disa herë më e vogël.

Kjo për shkak të pandemisë botërore, që ka shkaktuar një krizë të madhe.

Drejtuesit e klubit kanë përgatitur një plan për ta përballuar sa më lehtë një situatë të tillë.

AS raporton se Reali do të ulë rrogat e futbollistëve, të cilët paguhen me shumë marramendëse.

Hipoteza më e mirë është ajo e shkurtimit të rrogave me 20%, por diçka e tillë mund të ndodhë edhe në shifrën 30%.

Kjo do t’i kursente Realit 100 milion euro, 85 nga skuadra e parë dhe 15 nga Real Madrid B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje