S’do zoti Rama të “hapë qepenat” , goli vjen nga Presidenca !

9 Maj 2020, 13:33Sport TEMA

Nga Gëzim Sinemati

Si ajo gruaja në Berat, e cila u bë e famshme me thirrjen e pavdekshme  : “Aman, vetëm të pajtohen politikanët, të mos grinden me njëri-tjetrin se  populli është  gati të qëndrojë dhe pa bukë dhe pa ujë”.  Edhe populli i mbijetuar i futbollit, sidomos në kohën e Pandemisë, është gati të sakrifikojë: “ Vetëm të bashkohet prapë, dhe njëherë,  kryeministri Rama dhe presidenti Duka, si në kohët e arta të Europianit, por le të mbetemi pa rroga, pa tifozë në stadiume..” Dhe futbolli që e shpiku i pari maskën , me veset që lulëzuan, ku do të gjente  një politikë më të bekuar se kjo!

Një politikë që e dredh belin sipas motit , kur la edhe kokën për futbollin në kohën e Europianit, apo kur  bënte sikur nuk ishte gjallë kur  u dënuam për për shkak të trukimeve, apo dhe tani në kohën e Covidit kur  e trajton futbollin si një dyqan pa blerës, që edhe po të hapë qepenat, më shumë do të ketë rrezik, se sa do të ketë argetim!

E dine të gjithë se  fatin e një ndeshje futbolli e vendos taktika, por  kur në fushë janë shefat, taktika është shumë  e rafinuar. Aq sa , loja i afrohet më shumë shahut dhe bilardos.

Dhe kjo ka një shpjegim: ata kanë taletin dyfish për të qënë edhe lojtarë, edhe trajnerë!. Dhe kur kryeministri s’del në “fushë”, atëherë ndryshon dhe strategjia. Dhe  sipas skemës  , tamam këto ditë, është takuar presidenti i Republikës, Meta dhe presidenti Duka. Një takim që me gjuhën e futbollit mund të krahasohet me misionin e  sulmuesit të fshehur, që luan sikur nuk është i interesuar për të bërë gol.

Dhe në fakt, “ndeshja” doli  me gola poshtë , me vetëm një gol, që përmblidhet në frazën antipandemike : “ Futbolli është vaksina më e mirë në këto momente epidemie!” Ky është një moment i lumtur kur  Presidenca e ngriti  “qepenin”, por, si për ters, në Kryeministri.. i ndjell e kunderta. Janë afër e afër dy selitë madhore, por sa largohen kur futet topi në mes.

Edhe në  ditë euforie nuk janë bashkë, si atëherë, fill  pas Europianit, kur ndezën derbin e tyre me dekorata dhe me buste, cila t’i bënte më të bujshme…

Sfidanti. al

1 komente në “S’do zoti Rama të “hapë qepenat” , goli vjen nga Presidenca !”

  1. Trimi says:

    O sfidant I leshit, ajo gruaja e Beratit eshte nga Pogradeci dhe quhet Roza Dhami. Edhe ju te Temes jeni bere copy paste dhe pastaj shani portalet e Zenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje