“Ekipet e Superiores po stërviten fshehurazi”, Dritan Shakohoxha e sheh ndryshe gjendjen e futbollit

8 Maj 2020, 17:10Sport TEMA

Teksa skuadrat në Shqipëri janë duke pritur autorizimin nga ana e Qeverisë, pra “PO-në” përfundimtare për të nisur stërvitjen, ka shumë dyshime për gjendjen e ekipeve gjatë rifillimit të kampionatit.

Lojtarët kanë një kohë të gjatë pa u stërvitur dhe nxehmja e muskujve, për të vazhduar me kalendarin disi të ngjeshur, do të ndihet edhe në fushën e lojës.

Gjithsesi Dritan Shakohoxha nuk e sheh edhe kaq shqetësuese gjendjen e futbollit. Sipas asaj që ka shprehur në “Fan Zone”, skuadrat e Superiores janë duke u përgatitur fshehurazi.

Pra në bazë të këtyre fjalëve, kur të vijë edhe dakortësimi i FSHF-së me Qeverinë, nuk do të kemi një nisje nga zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje