Cana dhe ish-sulmuesi kujtojnë kohën te Marseja: Më acaroje, në fushë të dëgjoja vetëm ty!

8 Maj 2020, 13:52Sport TEMA

Lorik Cana ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës te skuadra e Olimpik Marsejës. Gjatë katër viteve në ekipin francez, ish-mbrojtësi ia doli të shndërrohej në lider duke marrë shiritin e  kapitenit. Ndërkohë, së bashku me Canën te Marsejë ishte edhe sulmuesi i famshëm, Xhibril Sise.

Në këtë formë, nëpërmjet një bashkëbisedimi live në Instagram, legjenda e kombëtares dhe Sise kanë kujtuar kohët te Marseja. Cana i rrëfen ish-sulmuesit se ndonjëherë acarohej me të pasi në fushë dëgjohej vetëm ai.

“Për ne që kemi lindur si tifozë të Olimpik Marsej, kur e vesh këtë fanellë, është sikur një ëndërr e bërë realitet”, thotë Cana. “Në Aries (qyteti i tij i fëmijërisë), unë kisha Olimpik Marsej. Nuk kishte asgjë tjetër, as Nise, as Monako, as Paris e as Montpelier”, kujton Cisse.

“Ndonjëherë ti më acaroje, ishte e komplikuar me ty. Kur e kisha topin, ndjehesha sikur ishte vetëm ti. Të dëgjoja vetëm ty në fushë. Mua gjithashtu më kujtohet që ishim duke provuar me trajnerin Gerets, Mamad dhe Julien Rodriguezin të menaxhonim situatën sa më mirë për ty. Dhe me ty, fatmirësisht trajneri Gerets pati një karakter të fortë”, u shpreh Cana.

1 komente në “Cana dhe ish-sulmuesi kujtojnë kohën te Marseja: Më acaroje, në fushë të dëgjoja vetëm ty!”

  1. shqiptari says:

    po ca jane keto pallavra,apo s’keni ca te shkruani.E kkujt i duhen keto ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje