A pati një komplot nga FIFA kundër Maradonës në “USA 1994”

8 Maj 2020, 12:04Sport TEMA

Një ngjarje që vazhdon të prodhojë polemika edhe pas 26 vitesh.

Diego Armando Maradona, i cili rezultoi pozitiv me doping pa ndeshjes Argjentinë-Nigeri, gjithmonë ka drejtuar gishtin nga zyrtarët e FIFA-s, të cilët donin të ndëshkonin një zë të rëndësishëm kundër.

Për ta rindezur debatin mendon Abel Balbo, ish-sulmuesi argjentinas, që spikati në Europë kryesisht me Romën në Serinë A.

“Ishte hera e parë që një infermiere hynte në fushë për të përzgjedhur një futbollist për kontrollin antidoping. Ajo që i ndodhi Diegos ishte një komplot.

Po i shqetësonim dhe nuk mund të na lejonin që të shpalleshim kampionë të botës. Ishte gjithçka shumë e çuditshme”, shprehet ai.

Sipas Balbos, ishte i qëllimshëm dëmtimi i Maradonës dhe ato që ndodhën me vonë në FIFA e vërtetuan këtë.

“Diego ka qenë shumë i sinqertë me ne dhe po i bënte gjërat për së mbari.

Ata e kërkuan dhe erdhën për ta marrë, bënë teatër.

Koha na dha të drejtë. Të gjithë e kanë parë që në FIFA kishte diçka që mbante erë”, tregon Balbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje