PROFIL: Ilir Pernaska, "bomberi" i futbollit shqiptar

7 Maj 2020, 18:04Sport TEMA

Nga Saimir Z. Kadiu

Padyshim nje nga futbollistet me te medhenj dhe me emocionues te historise se futbollit shqiptar.

Pernaska mbahet mend si nje lojtar bukurosh, i forte si hekuri, i shpejte si era dhe finalizues goli si ai…

“Aventura” futbollistike e “bomberit” te ardhshem fillon qe femije 13 vjeçar me ekipin e Tiranes( 17 Nentori). Ketu qendroi pak kohe, pasi traineri Xhavit Demneri nuk e aktivizoi duke mos besuar ne treguesit e tij fizike…
Ndoshta eshte “gabimi” i vetem i seleksionuesit te njohur te talenteve te futbollit shqiptar.
Imagjinoni sikur Pernaska te qendronte te Tirana…
Skuadra kryeqytetase me Pernasken ne fushe nuk do te kishte per te pakten 10 vjet te tjera rivale per titullin…

Pernaska i ri me shume besim ne kapacitetet e tij kalon tek skuadra e para te rinjve te Dinamos me trainer Leonidha Dashi. Nje vit me vone ben pjese ne ekipin e te rinjve dinamovite me trainer Skender Begeja, qe pelqeu shume vecori sportive te tij.
I madhi Begeja kishte “nuhatje” kampionesh… 20 vjet me pare kishte zbuluar legjenden Skender Jareci… dhe pas 20 vjetesh i dorezon vete Skender Jarecit , legjenden e ardhshme dinamovite ILIR PERNASKA…

“Guardiola” shqiptar i asaj kohe, Skender Jareci besoi tek dinamizmi dhe talenti i ketij djaloshi simpatik dhe nuk gaboi…

Pernaska u be pjese e ekipit te te rriturve te Dinamos qysh ne moshen 16-vjeçare.

Debutoi ne vitin 1967 kunder Traktorit te Lushnjes ne transferte, duke ndihmuar Dinamon ne fitoren 3-1 me dy gola qe mbajne nenshkrimin e tij.

Pernaska u be simboli i golit ne futbollin shqiptar per me se nje dekade duke fituar me Dinamon me te madhe te historise se saj 5 kampionate kombetare (1972–73, 1974–75, 1975–76, 1976–77, 1979–80), tri Kupa Republike (1970–71, 1973–74, 1977–78), dy Ppartakiada Kombetare (1974, 1979), 6 here rradhazi golshenuesi me i mire i kampionatit shqiptar (1972- 1977).

Pernaska bashke me Iliaz Çeçon, Shyqyri Ballgjinin, Vasillaq Zerin, Faruk Sejdinin, Gani Xhafen, Frederik Gjinalin, Jani Ramen, Ahmet Ahmedanin, Ilir Luarasin, Rifat Ibershimin, Haxhi Mergjyshin,Taip Çutren, Ibrahim Kodren, Torez Çirakun,Kujtim Çocolin, Muhedin Targaj, Andrea Markon, Artur Çobanin, Aleko Bregun, Halit Gegen, Agron Dautaj etj, ishin emblemat e Dinamos te madhe te viteve 70′.

Pernaska-Zeri-Ballgjini mbetet trinomi me i madh dhe i paperseritshem i futbollit shqiptar.

Luajten ne nje kohe kur nuk fituan asgje materiale. Luajten me ndershmeri dhe talent per gezimin tone ne kohe te veshtira dhe mbeten idhujt tane…qe kurre nuk i harruam.

Kurre nuk mund te harroj parrullen e madhe ne tribunen karshi te stadiumit “Qemal Stafa”: “Pernaska Gol”, sepse Pernaska ishte sinonim i golit.

Mbreti i golit ka edhe nje rekord tjeter…
4 gola ne nje ndeshje zyrtare nderkombetare ne vitin 1975 (Kupa Ballkanike) ne rradhet e Tiranes ( kunder skuadres greke Panionios 6-0).
Asnje tjeter futbollist shqiptar nuk ka shenuar 4 gola ne nje ndeshje nderkombetare zyrtare.

Ai ishte nje Myler ne realizimin e golave (shenoi rreth 265 gola ne karrieren e tij) dhe nje Kevin Kigan ne lojen e shpejte, luften per top te pare apo goditjet me koke.

Nqs Zhega dhe Murati ishin “mbreter” te ajrit, Pernaska ishte luftetari me i shquar ne shenimin e golave me koke. Jo ne pak raste fuste koken atje ku nuk guxohej te futej kemba…

“Guerin Sportivo”, revista shekullore sportive italiane, duke iu referuar IFFHS-së, bazuar në statistikat e regjistruara, arkivit e saj, bashkë me shkrimin informues, ka publikuar edhe listen e golshenuesve me te mire te kampionateve evropiane ne rang klubesh te shekullit XX

Emri i Ilir Përnaskës eshte në vendin e 4-të. Renditjen e kryeson suedezi Nordalh me 9 herë golashënues radhazi (në dy kampionate, atë suedez katër herë me Norrkoping dhe 5 herë në atë italian me Milanin).
Me 8 herë vijnë Sotiris Kajafos (Qipro), Ferenc Puskas (4 Hungari, 4 Spanjë). Në kuotën e 7 herë shënues radhazi është hungarezi Imre Schlosser dhe gjiganti Gerd Muller i Bayern Munich. Pastaj Përnaska ynë 6 herë në një grup me legjendën Eusebio, anglezin Jimy Grivs, baskun e famshëm Telmo Zarra, etj.. Duke lënë pas, në kuotën e pesë herëve, Krankl, Di Stefanon dhe ukrainasin Oleg Blohin.

Ne nje interviste te dhene disa kohe para se te nderronte jete “rivali” i tij ne fushe, Safet Berisha eshte shprehur se “Pernaska mund te luante ne kohen e tij me te mire ne çdo ekip te Serise A si lojtar titullar”.

Kushtet politike te Shqiperise se kohes se diktatures nuk e lejonin shperthimin e talenteve shqiptare per te luajtur jashte vendit.

Per me teper, per arsye qe sot jane absurde, ekipet tona denoheshin me te drejte nga UEFA apo FIFA, kur nuk luanin kunder skuadrave, shtetet e te cilave konsideroheshin armike per PPSH.

Imagjinoni sot sikur ne ekipin shqiptar te luanin talente si Panojot Pano, Skender Halili, Skender Jareci, Refik Resmja, Gani Merja, Ali Mema, Sabah Bizi, Iliaz Çeço, Medin Zhega, Mexhit Haxhiu, Ilir Pernaska, Vasillaq Zeri, Shyqyri Ballgjini, Sefedin Braho, Hysen Zmijani, Sulejman Demollari, Agustin Kola, Shkelqim Muça, Arben Minga e shume te tjere…
Do te kishim nje kombetare te “tmerrshme”, pasi talentet nuk kane munguar…

Ilir Pernaska luajti 15 ndeshje me ekipin perfaqesues ku shenoi 5 gola. Përnaska bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 26 maj 1971 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e lojërave olimpike kundër Rumanisë. Me 14 nentor 1971 ne ndeshjen kunder Turqise ne Tirane shenon 2 gola ne fitoren 3-0.
Ndeshja e fundit me perfaqesuesen e luajti ne Finlande me 2 shtator 1981..

Nuk e kam pare Loro Boriçin, as Skender Jarecin, Refik Resmen dhe as Skender Halilin… Panon e kam pare ne vitet e fundit te karrieres, Bizin e kam pare vetem kur luante me Vllaznine…
Kam pare live ne te gjithe karrieren e tij lojtarin me te talentuar te futbollit shqiptar Sulejman Demollarin…por po te me pyesin per me te madhin qe kam pare ne futbollin shqiptar do te thoja menjehere: ILIR PERNASKA…

Jete te gjate Ilir Pernaskes, kampionit te madh shqiptar te golit…

p.s. Ky shkrim vjen i ripunuar nga versioni i nje viti me pare.

19 komente në “PROFIL: Ilir Pernaska, “bomberi” i futbollit shqiptar”

  1. Aqifi says:

    Po ke te drejet i Madhi i Madh do te mbetet

    1. Sul Demollari dhe Shkelqim Muca says:

      Ilir Pernaska ka qene vertet nje legjende e futbollit shqiptar, por jo nder me te medhenjte.
      Ajo qe e beri te madh Pernasken ne trofe dhe statistika ishte fati i tij gjigand qe ishte sulmuesi i Dinamo se Madhe.
      Treshja Zeri-Ballgjini-Pernaska ishte e paperballushme per ekipet e kohes, sepse te tre ishin unik dhe te paparishikueshem dhe mbrojtjet nuk dinin ke te markonin fort me perpara.
      Per mua medaljen e arte si lojtari me i nenvleresuar per talentin qe ka patur ne historine e futbollit, por fatkeq per demtimet e qellimshme qe pesoi dhe e la futbollin shume heret, ka qene SHKELQIM MUCA. Demollari ka qene idhulli im, por kur Muca ishte ne forme ishte sikur po luante Zinedin Zidan. Nuk kish vend per askerkend, as per Demollarin.

  2. Gent says:

    Po sa here i hapnin porten Pernaskes?
    Ne vitin 1976 kur Skenderbeu ishte ne krye pas dy fazave , Fenderata ndryshon regullat dhe shton faze te trete ne menyre me skandalote( Korca duhet te kerkoj kete kampionat ne tavoline). Dhimiter Xhambazi ishte ne krye si golashenues, por ja qe ne Durres Lokomotiva e atehereshme i hapi porten Ilir Pernaskes duke shenuar gola me radhe vetem qe te dilte golashwnuesi me i mire!! Ky eshte pra golashenuesi i “ shquar”. Turp turp Turp

    1. endri says:

      Ku ti keni juve dhe Bodes
      o vllah korçe

    2. ish sportisti says:

      Ik o Gent se ja ke futur kot. Ne kohen e merhumit, ka patur nga te gjitha, por futbolli luhej i paster. Ajo qe behej nga skuadrat e Partizanit apo Dinamos ishte marrja si ushtare e talenteve nga ekipet e tjera. Kete po qe e kane bere, por ne fushe luhej drejt dhe pa hile. Lojtaret atehere kishin zemer, pamvaresisht se trajtimet ishin mizerabel.

  3. Tironci says:

    Dyshja Pernaska – Ballgjini do mbeten te pa vdekshem.- Une kam pasur fatin ti njoh te dy nga afer jo vetem keta por te gjithe, sigurisht ne ate kohe isha femije, por kane qene cuna te mire. Ne i kemi “tallur” pak atje tek shkendia por te gjithe kane qene cuna artista. Sportiste me zemer qe nuk ju dha shansi kurre nga ai rregjim.
    Liri ka qene shume shoke edhe me Perlat Musten. Edhe ky djale flori por qe u ngul ke partizoni ene slujti mo venit e kom ene kusho por jo te afert. Kon qene te gjithe cuna artista nuk kom mo fjale se me vijne kujtimet e me mushen syte me lot.

  4. specialisti says:

    Saimir.
    Pernaska ishte lojtar i madh.
    Por nuk paske pare shume lojtare te medh , qe te thuash qe Iliri ishte me i madhi.
    Pse thua ti qe ishte me i madhi, bota nuk rrotullohet rreth mendimit tend.
    Mbi 100 vjet futboll, ka mjeshtra te paharruar , para Ilirit.
    RESPEKTE per Ilir Penasken

  5. Tajari says:

    Faleminderit per keto memorie te bukura .Jam I privilegjuar qe e kam pare ne loje.
    ??❤️❤️??? per Ilir Pernasken

  6. katarakti says:

    Bëtë mirê që e botuat kete shkrim. Ata futbolliste do të mbeten të paharruar për brezin tonë. Ishin vertet talente që luajten vetem per pasion dhe per ndonje dalje “jashtë shtetit” një here në 2 -3 vjet! Ndeshjet 17 Nentori – Partizani, Dinamo – Partizani, 17 Nentori – Dinamo me stadiumin “Qemal Stafa” që gumezhinte mbeten të paharrueshme. Perveç ekipeve kryeqytetase, qê ishin edhe të privilegjuarat e regjimit, sidomos Dinamo dhe Partizani, here pas here “ngrinin kokë” edhe Vllaznia, një here edhe Skenderbeu i Korçes, apo Flamurtari i Vlores. Kohë tê arta futbollistike.

  7. Nje durrsak says:

    Sa gola ka shenuar Demollari me perfaqesuesen tone?Ik o rryp bej detyrat,pastaj fol per fotboll..

  8. Aleksander says:

    Agustin Kola kush eshte?
    Ka lujt futboll mbas 1991 ne Shqiperi?
    O ka ken futbollist e kategoris 3?

  9. Fredi says:

    Faleminderit për shkrimin.

  10. Muhameti says:

    Te foto numer 9 – te futbollisti nuk quhet Vlash Jorgaqi por Frederik Jorgaqi ish futbollisti qendermbrojtes i Elbasanit.

  11. Geni says:

    Ilir Pernaska nje sulmues qe beri epoke,por me nje klub si Dinamo te gjithe kishin favore.Rekordin absolut te goleshenuesit e ka Kujtim Majaci me 24 gola,gjithnje ne kampionatet para vitit 90.Asnje fjale per ate???????.Perse???

  12. Veis Belliu says:

    Iliri , veç si futbollist i talentuar por dhe djal i shkelqyer,( e kam pas shok kursi ne Ikf ” Vojo Kushi” vitet 70-73)
    Faleminderit per shkrimin !

  13. Mendjehletet qe genjehen nga Tipi i rrumbullaket .. says:

    Krenari dhe Respekte eshte TI permendesh keta Futbollistit te Nderuar ..cilido qofte nga futbollistit…qe nderohen me Respekt akoma.
    Meqe JETOJME ne Demokraci i thencin ! meqe Arkivat Jane hapur per Historianet duke i shfletuar ,,do te ishte me e ndershme akoma ,nese per keta te Nderuar Futbolista te shoqerohej edhe mbishkrimi ..
    Se kush ishte Si figure i paster dhe nuk ishte Spiun Ordinere ,qe nuk mori ne qafe njerez te paster dhe me karakter…Hfiuuu ne na Inteteson se ishin Futbollista te Nderuar ,e nese kane ngrene ndonje Luge corbe te prishur,nuk ka shqeteson .
    Gjithsesi Respekte per ata futbollista ka qene te nderuar ne Futboll dhe ne karakteri e paster te njerzillekut..

    1. Vllaznia says:

      Psikopat me dukesh o plak.

  14. Vllaznia says:

    Mbreti i golit mbetet Vioresin Sinani e pas tij Daniel Xhafa. Sinani ka rreth 210 gola. Nga i gjeti Pernaska 255? Nuk e besoj te jete e vertete.

  15. V-Lore says:

    PERNASKEN nuk e kam pare por qe te gjithe qe kan luajtur ne ate kohe flasin me superlativa. Sigurisht qe te dalesh golashenues per 6 here do te thote qe je super i afte. ….
    Megjithate disa gazetar jane te pa durueshem kur shkruajne per te njejtat emra futbollistesh njesoj si ne diktatur. ….KOLA, MINGA, MEMA. ….Si puna e tyre kishte me tonellat ne çdo qytet, por ndikimi komunist eshte akoma i madh kudo.
    Talente kishte kudo ne shqiperi SHKODER, VLORE, KORCE madje dhe ne KAVAJE……Mos permendni emra futbollistesh vetem e vetem se luanin me skuadrat e Tiranes sepse PPSH i rakomandonte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje