Nuk ka kampionat në tavolinë! Manastirliu: Nuk e kemi lënë vetëm futbollin

7 Maj 2020, 16:37Sport TEMA

Mesa duket pritjes së gjatë të futbollit që në vendin tonë, i ka ardhur fundi. Këtë herë është vetë Ministrja e Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, e cila jep shpresë për të ardhmen.

Në një intervistë për “News24” ka diskutuar edhe sa i përket sportit më popullor në vendin tonë. Gazetarja e ka pyetur për futbollin se përse kishte ngelur i vetëm në këtë betejë, pasi Qeveria nuk zgjodhi që t’i pagonte klubeve as pagën e luftës.

Por Manastirliu është shprehur se ka nisur diskutimi me FSHF-në dhe është duke u parë mundësia për zhvillimin e aktiviteteve.

Pra duke evituar përkohësisht mundësinë për ta mbyllur kampionatin në tavolinë, që është në të mirën e futbollit.

Pyetje: Kur baret të hapen, do jemi të kushtëzuar me orare?

Manastirliu: Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pyetje: Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?

Manastirliu: Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe do të shohim mundësinë e hapjes së akvititeteve sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje