Rinisja e futbollit, Armand Duka takohet me Ilir Metën

7 Maj 2020, 14:40Sport TEMA

Kur do të rinisë futbolli në Shqipëri, është kjo pyetja që Federata Shqiptare e Futbollit po kërkon t’i japë një përgjigje.

Mungon ende konfirmimi nga qeveria edhe pse FSHF e ka bërë gati protokollin për masat e sigurisë që do të ndiqen në rast se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve do të japë ok-in për rikthimin e futbollit të luajtur, një protokoll ky i përgatitur sipas udhëzimeve të UEFA-s.

Ndërkohë këtë të enjte presidenti i FSHF-së Armand Duka është takuar me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ku kanë disktuar pikërisht për rinisjen e futbollit, me Metën që është shfaqur optimist duke nënvizuar se futbolli është vaksina më e mirë kundër koronavirusit.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.

Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.

Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti”, ishin fjalët e presidentit Meta.

“Të dashur miq,

Sot kisha kënaqësi të zhvilloja një takim me Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta, të cilin e njoha me kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për rifillimin e futbollit.

Në takimin me Presidentin prezantova dhe protokollin sanitar të përgatitur nga stafi jonë në konsultim me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe.

Mbetem besimplotë se shumë shpejt do të kemi një përgjigje nga autoritetet shëndetësore të vendin për t’iu rikthyer sa më shpejt garës futbollistike në të gjitha nivelet.

Futbolli si sporti më i dashur për të gjithë shqiptarët do të shërbejë shumë për rikthimin e jetës sonë në mënyrë graduale drejt normalitetit”, shkruan Duka.

2 komente në “Rinisja e futbollit, Armand Duka takohet me Ilir Metën”

  1. Arber says:

    Ky budalla sa here ha ndonje shpulle nga Amerikanet fillon ben budallalleqe. Ci duhet ketij kur fillon futbolli ne Shqiperi. Ky eshte tifoz i Celtic Glazgow.

  2. Aleks says:

    E paskan da nai lek kta dy Baljoze te lorrupsionit 30 vjeçar… Njeri me pis se tjetrin « Presidentet »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje