Propozimi i futbollit amerikan: Tifozët në stadiume, të pajisur me certifikatë mjekësore

6 Maj 2020, 21:17Sport TEMA

Në një kohë kur stadiumet në të gjithë Europën do të mbyllin dyert e stadiumeve të paktën deri në fund të këtij viti, nga kampionati amerikan i futbollit vjen kërkesa e papritur.

Në Shtetet e Bashkuara po studiohen të gjitha mënyrat për mos humbur tifozët në sezonin e ri të “NFL”, që nis në muajin shtator. Presidenti i klubit të “Miami Dolphins” ka propozuar që të gjithë tifozët të pajisen në hyrje të stadiumeve me një certifikatë ku vërtetojnë që janë negativë ndaj koronavirusit.

Ekziston dhe një plan B në futbollin amerikan, i cili është shtyrja për në muajin tetor, duke shpresuar në përmirësimin e situatës me pandeminë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje