Në vitet 1990 kur po fillonin ndryshimet e para politike, edhe futbolli nuk mbeti pas.
Në sezonin 1990-1991, Flamurtari i Vlorës u shpall kampion dhe me të drejtë fitoi të drejtën për të luajtur në Kupat e Europës. Shorti rezervoi një përballje të vështirë për vlonjatët teksa do të luanin me skuadrën suedeze të Goteborg.
Edmond Lutaj, një nga futbollistët e asaj kohe tregon disa momente pikante në shtetin nordik.
“Po ju tregoj një episod të vitit 1991, kur Flamurtari ishte në Stokholm të Suedisë dhe ne do të përballeshim në turin e parë të Kupës së Kampioneve kundër Goteborgut. Një ditë para ndeshjes ne u akomoduam në hotel si zakonisht. Në mbrëmje kryem stërvitjen e zakonshme dhe u kthyem në hotel.
Duke ngrënë darkën, diçka po pëshpëritej. Më pas, të gjithë lojtarët u mbyllën në dhomat e tyre. Si zakonisht, regjim shtrati para ndeshjes. Te nesërmen del fjala që kanalet televizive kishin programe erotike. Shumë lojtarë kishin pasur vështirësi me gjumin.
Në korridoret e hotelit atë natë nuk kishte asnjë këmbë njeriu. Dukej sikur kishte rënë Koronavirusi dhe ekipi ishte vetizoluar, por armiku ishte dikush tjetër, erotika”, u shpreh Lutaj.
Ndeshja e parë zhvilluar në Vlorë ndeshja u mbyll në 1-1 ndërsa në Suedi 90 minutëshi përfundoi me rrjeta të paprekura.
Pas përfundimit të takimit Edmond Lutaj nuk u kthye më në Shqipëri për të vazhduar jetën në Suedi.
Ai vazhdoi karrierën si futbollist e më pas si trajner, në shtetin nordik.
Kur isha nje here ne dardanele E ka zene edhe kete virusi E paska mbajtur sekret 30 vjete Ka pas frike mos denoej per propagand politik