Serie A “ngec” tek tamponët, gjashtë pozitivë tek Fiorentina

7 Maj 2020, 21:15Sport TEMA

Ndërkohë që Italia, me vështirësi po duket sikur po kalon fazën e parë të  emergjencën e koronavirusit, Serie A duke sikur po “ngec ”në  testime te tamponëve për lojtarët, që pak ditë më parë kanë filluar të stërviten.

Pas lajmit të djeshëm të një lojtari të Torinos të testuar si pozitiv, tashmë është radha e një tjetër ekipi. Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila ka deklaruar sot se nga testimet e kryera, 6 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar me COVID-19. Nga këto të infektuar, bëhet e ditur, tre janë lojtarë dhe tre pjesë e stafit teknik dhe sanitar.

Si protokoll, personat do të izolohen dhe i gjithë stafi do të testohet sërish. Emrat e futbollistëve, që janë asimptomatikë,  nuk bëhen më të ditur nga ekipet e klubeve.

Fiorentina ka patur edhe të infektuar të tjerë në fillimet e epidemisë, me Cutrone, Pezzella dhe Vlahovic, që tashmë janë shëruar plotësisht.

Problemi më i madh ka të bëj tashmë me fillimin e kampionat italian, që ishte në mëdyshje nga qeveria. Padyshim, lajme të tilla rrezikojnë t’i vejnë kapakun rifillimt të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje