Petrit Vasili, në një lidhje Skype me emisionin Studio Sprint në ABC News, foli për protokollin higjieno-sanitar, e rifillimin e futbollit.
“Dua të jap përgjigje si një njeri që iu ka kushtuar profesionin e tij, më shumë se 37 vite, në luftën kundër pandemive, kështu që përtej modestisë, mund të them se këtë ccështje njoh më së miri.
Protokolli i paraqitur nga FSHF, them se është puna më e mirë dhe më artikuluar që kam parë nga një institucion shqiptar.
Mund të them, pa e tepruar, se nëse do të kishte një protokoll të tillë pune që do të udhëhiqte të gjitha etapat që ka kaluar Shqipëria gjatë pandemisë, të bazuar nga ana teknike, sigurisht do të kishim një trajtim tjetër të pandemisë, Shqipëria do të ishte hapur javë më parë.
Ishte një protokoll pa të meta dhe nuk shoh asgjë që Ministria e Shëndetësisë mund të rregullojë”, tha Vasili.
Po e ka aprovuar “Anti Rama”vertet eshte shume i mire.
Ik o Petrit koqja, se vec me prish pune je ti!