VIDEO/ Stadiumi i ri i Kukësit gati në fund të gushtit, Rama: Këtu ka qenë copë-copë, s’ka pasur asgjë

8 Maj 2020, 12:41Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në stadiumin e ri të Kukësit, i shoqëruar nga kreu i bashkisë, Safet Gjici.

Ndërsa pa punimet, Rama u shpreh se është bërë punë e mirë, ndërsa shtoi se më parë, në vendin ku po bëhet stadiumi, nuk ka pasur asgjë.

Është bërë punë e mirë, këtu ka qenë copë-copë, s’ka pasur asgjë.

Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor “, tha Rama.

Ndërkohë Gjici ka bërë me dije se përfundon në fund të gushtit, teksa tregoi se qytetarët janë shumë të entuziazmuar për këtë projekt të ri.  

“Mosha mbi 50-vjeç vijnë dhe shohin këtu çdo ditë punimet, janë “supervizorë” të Faikut”, tha Gjici me të qeshur. (TemA)

4 komente në “VIDEO/ Stadiumi i ri i Kukësit gati në fund të gushtit, Rama: Këtu ka qenë copë-copë, s’ka pasur asgjë”

  1. shoku zenit says:

    Ik je i pabrsueshem frikacak deri ne infinit
    jeni bere bash gjith lukunia e juaj
    ju duhet ndjekur me gure te gjthe majta e djathtas
    tek ty varem shpresat o karagjoz
    pyke karri

  2. Eugen says:

    Po po, fiks si AirAlbania Stadium, qe ishte gati, u inagurua dhe akoma sot vazhdoj e betonieret te hedhin beton…

  3. Pyka says:

    O Gjici…bëheni atë Kukesin….vënd më të bukur nuk ka,male,pyje,lumenj,liqeni…këtu ku jeton pyka,është një vend turistik,qe ta krahasosh me Kukësin,s’ka lidhje fare…Kukësi si krahinë është yll turistik,njërzit shumë të mire dhe nga më punëtoret!! O Gjici..lërë nje gjurmë të mirë në Kukës..sinqerisht shqiptari emigrant i vjetër pyka!!!

  4. Zoti K says:

    I vetmi ndryshim me Mussolinin eshte se Mussolini e rriti ekonomine ne 15 vitet e para te qeverisjes se tij. Kurse Rama vetem e ka shkaterruar e rrenuar ekonomikisht vendin. Dhe ska gjasa ta rriti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje