Legjenda bën 60 vjeç… ikona e futbollit italian, Baresi

8 Maj 2020, 14:28Sport TEMA

Ai është një nga ikonat e futbollit italian dhe një prej mbrojtësve që ka spikatur më shumë në historinë botërore, një prej flamujve të fundit të një loje që i është dorëzuar shpesh milionave dhe tundimit, pa respektuar fanelën.

Ai është ndoshta mbrojtësi më i lirë më i mirë në histori.

Franko Barezi, 46 vjet në skuadrën e milan nga të cilët 19 vjet në fushën e lojës, feston këtë fundjavë plot 6 dekada jetë, duke rikthyer në mendjen e tifozëve ndërhyrjet e tij karakteristike dhe empatinë që krijoi edhe me ata që i kishte kundërshtarë. Kur në moshën 14-vjeçare zbarkoi te Milan nga një fshat i Breshias, askush nuk e mendonte që në shkallët e San Stros, emri i tij do kthehej në një mit.

Që nga debutimi në 23 prill të 1978 e deri te lamtumira nga futbolli në 1 qershor 1977, Barezi fitoi 17 trofe, u kthye në simbolin e epopesë së presidentit kquezi Silvio Berluskoni, dhe kapiteni i 1001 betejabe të trajnerëve emblematikë si Saki dhe kapelo.

Me kombëtaren italiane, mbrojtësi kishte më shumë disfata sesa gëzime. Një botëror i fituar në 1982 pa zbritur asnjëherë në fushë dhe zhgënjimi i botërorit amerikan në 1994, kur gaboi një prej penalltive ndaj Brazilit, në finalen e madhe në Pasadina në sytë e miliona tifozëve në mbarë globin.

2 komente në “Legjenda bën 60 vjeç… ikona e futbollit italian, Baresi”

  1. Albanian till I die says:

    Domethene, e nisi karrieren ne 23 prill 1978 edhe perfundoi me 1 qershor 1977 ?????????. Hajde gazetare, hajde… ju ka bo dem diploma e Universitetit Kristal…

  2. besi says:

    Legjende..faleminderit per emocionet qe na dhurove ne vite..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje