Jupi, Bushi dhe Pinari: Sporti të nisë sa më shpejt, mos të kujtohen për futbollin vetëm kur shohin derbi

9 Maj 2020, 11:45Sport TEMA

Redi Jupi,Luan Pinari dhe Alban Bushi trajneri i Shpresave kuqezi të tre ishin në një linjë teksa shpresojnë që sporti të nisë sa më shpejt edhe për fëmijët të cilët stërviten e në këtë moment prej koronavirusit janë detyruar të ndalojnë aktivitetin.

Në një prononcim për Top Channel, Jupi thekson se në një fushë me hapësirë të madhe, rrisku i infektimit thuajse nuk ekziston, ndërsa Bushi thekson se një njeri që merret me sport është më i shëndetshëm se dikush që nuk bën aktivitet.

Jupi- “Unë apo të gjithë ata që merren me këtë punë, nuk kanë nevojë për suportin e pagës së luftës por kanë nevojë që të fillojë aktiviteti. Të fillojë urgjent sa më shpejt dhe këtë nuk e flas me naivitet apo me interes personal por me përgjegjshmëri të plotë se të bësh stërvitje në shtatë hektar, i bie 500 metra për person dhe rrisku thuajse nuk ekziston fare. Jo të kujtohen për sportin kur kanë qejf të shikojnë një ndeshje derbi, apo një ndeshje në Spanjë”.

Pinari- “Ka ardhur koha që të lirohet edhe në këtë pjesë. Kemi shumë kërkesa edhe nga prindërit që po e vujanë mbajtjen e fëmijevë në shtëpi se është e vështirë për to se janë mësuar të dalin e të vijnë të stërviten. Dhe, është një numër jo i pakët. Rifillimi me reduktimin e numrave dhe më pas të kalojmë hap pas hapi na e tregon puna si të shkojmë drejt një normaliteti”.

Bushi- “Një njeri që bën sport është më i shëndetshëm se dikush që nuk bën sport. Duke pasur parasysh edhe ambientet e hapura që në një fushë prej 10.000 metra katror stërviten 20-30 fëmijë, të vjen gjynah që nuk ka filluar. Mendoj se shteti duhet të reflektojë, sepse është një humbje e madhe. Ne futbollistët shpeshhereë themi se nëse e lë futbollit një ditë, ai të lë një vit. Jo më ta lesh dy muaj. Është kohë e gjatë. Duke u qenë të kujdesshëm, duke u stërvitur mirë mendoj që do ia dalim dhe mendoj se sporti është vaksina më e mirë e virusit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje