Ai ishte një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një kampion, që bëri gjëra në fushën e blertë, që ndoshta nuk i kishim parë kurrë më parë. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Ronaldo ka shënjuar një epokë. Shpërtheu në një moshë shumë të re në Brazil, pastaj e dëshmoi veten në Hollandë, Spanjë dhe Itali, si një sulmues unik në botë.
“Fenomeni”, në një Instagram të drejtpërdrejtë me Alessandro Del Piero, kujtoi se si ishte transferimi i tij i bujshëm nga Barcelona tek Interi: “Unë nuk do të ndryshoja asnjë nga zgjedhjet e mia të karrierës. Ndonjëherë nuk kam pasur mundësi të vendos vetë. Kështu, rinovova me Barcelonën dhe pesë ditë më vonë, presidenti më telefonoi për të më thënë se nuk mund ta respektonte marrëveshjen e bërë. Unë i thashë që do të ikja, sepse nuk ndihesha i vlerësuar.
Ishte situatë surreale. Ne ishim tashmë në fund të sezonit dhe vetë kisha shënuar 50 gola. Për fat të mirë, Moratti ishte tashmë gati, më mori tek Interi, që më pas Inter u bë një dashuri e madhe jo vetëm për mua. Të jetoja në Itali ishte një dhuratë. Asokohe, futbolli italian ishte më i miri. Ishte një sfidë e madhe”.