Ideja fantastike e ekipit danez, ndeshjet do të luhen me tifozët të lidhur në Zoom

8 Maj 2020, 21:53Sport TEMA

Nga Danimarka vjen një ide shumë origjinale në prag të rifillimit të kampionateve pa praninë e tifozëve.

Skuadra AGF, në prag të rinisjes së Superligaen në 29 maj, ka përgatitur një tribunë virtuale në stadiumin ku luan ndeshjet e saj.

Për ndeshjen ndaj Randers, do të instalohen ekrane gjigante ku do të shfaqen fytyrat e tifozëve të cilët do ta ndjekin ndeshjen të lidhur në Zoom.

Kështu, tifozët do të shohin dhe do të dëgjojnë, nëpërmjet ekraneve anës fushës dhe altoparlantëve në “Ceres Stadium”, mbështetjen e tifozëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje