Një fundjavë e zjarrtë, me plazh e festa, edhe pse Florida regjistroi gjatë javës numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.
Dhjetëra varka mbushën plazhin “John’s Pass”, ku njerëzit festonin duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në shumicën e plazheve njerëzit respektuan rregullat e distancimit social, të ndikuar ndoshta edhe nga patrullimet e policisë.
Deri të dielën, në shtetin e Floridas janë konfirmuar mbi 40500 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave është mbi 1700. Por që prej hapjes së pjesshme të shtetit më 4 maj, janë regjistruar 336 viktima, me një mesatare prej 56 në ditë.
Në pjesë të tjera të Floridas, plazhet u mbyllën nga autoritetet pasi njerëzit nuk po i respektonin rregullat e distancimit social dhe po kontribuonin në përhapjen e virusit, raporton “USA Today”.
USA TODAY ESHTE ME KEQ E GAZETA 55,FAKE NEWS.
Epo jane amerikane. Nuk jane si shqiptaret frikacak. Qe trimerine e tyre e shfaqin me genjeshtra qe i kane futur ne librat e tyre te historise. Me ne krye hajdutin e pulave dhe kacakun Skenderbe qe e kane bere hero kombetare. Ku dhe varri i tij ne Lezhe eshte fallco dhe nje mashtrim sepse eshte bosh. Ose trimerine e tyre e shesin duke vrare vellai vellain per nje gardh. Dhe kane frike kryministrin e tyre me brekushe dhe atlete te bardha. I cili e vendos ai nga facebook i tij se sa dite arrest shtepie do qendrojne.