Blendi Fevziu: Teatri do harrohet tani, po të shohim godinat e tjera

17 Maj 2020, 21:44Sociale TEMA

Blendi Fevziu folir për A2 për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Gazetari sqaron se sipas tij ngjarja ndahet në dy pjesë. “Pjesën proceduriale, nuk e njoh aq mirë. Por për sa i përket pjesës kulturore, në mendimin tim godina nuk përmbushte kushtet për Teatër Kombëtar, por kjo nuk do të thotë që godina duhej shembur”.

Sipas tij, “sot nuk u shemb Teatri Kombëtar, sot u prish ajo godinë, që është godinë me vlerë. E lindur në vitet ‘38-40  të shekullit të kaluar, e ndërtuar si rreth kulturor “Skenderbeg”, me teatër, kinema, restorante dhe pishinë, pra qendër kulturore e rëndësishme për kryeqytetin.

Pra godina mund të restaurohej dhe të shndërrohej në muze ose diçka të tjerë, si pjesë e kompleksit monumental.

Sipas Fevziut, “ka ardhur kohë që të bëjmë një listë të monumenteve të rëndësishme që mos të mbeten në dëshirën e individit. Nuk duhet të mbetemi në kuadrin e debatit, vlerat historike duhet të mbrohen”.

Ky për Fevziun është shqetësim primar. “Ka zona të kalasë të Tiranës dhe të rrugës së Kavajës që janë po aq të rrezikuara, vetëm një javë më parë u prish një ndërtesë e tillë, që nuk ishte më në listën e objekteve të mbrojtura”.

Gazetari nuk mendon që për godinën duhet të vendosnin vetëm aktorët, por i gjithë qyteti, sepse “aktorët mund të debatojnë për institucionin, për të kërkuar një teatër të mirë, ambiente komode ”.

Për sa i përket debatit politik, ai është skeptik. “Debati politik do të vazhdojë, dhe do të harrohet Teatri duke u përqendruar diku tjetër por godina nuk kthehet më. Po e politizuam çështjen harrohet godina dhe merren palët me njëra-tjetrën”.

5 komente në “Blendi Fevziu: Teatri do harrohet tani, po të shohim godinat e tjera”

  1. vrasesi denohet dhe me kanunin e saliut says:

    Ti vrases shiko problemet me drejtesin,godinat i kemi rojet
    ti kopsit letrat e tua se gjaku i konomit do te fundos

  2. Petriti says:

    Edhe une i ketij mendimi jam qe duhej kthyer ne muze. Ne nje pjese te tregohej per teatrin, ne nje tjeter te tregohej per bordellon, se sa e rendesishme ka qene ajo per periudhen e paraluftes.
    Dhe teatri i ri te ndertohej ne Kashar.

  3. Them une says:

    More zotri nuk jam dakort me qendrimin tat se pes ajo toke aty eshte shume e shtret dhe e vyshme Tirana vuan per hapsir ne duhet te kemi me shume parqe e pem

  4. ABC says:

    Eshte shume e thjeshte. Neqoftese del Basha dhe Mona ne mbrojtje te tyre dhe thone, vetem mbi trupat tane, ka mar fund ajo pune dhe do shemben. Po shiko mos te del ndonje e zeze me emrin tend thuaj.

  5. Malsori says:

    Vetem ti nuk duhet te besh koment more vrasesi i Konomit,mor hajdut kriminel qe e ke zemren dhe ligesin ne shpirt me keq se ustaj yt Sali Krimineli dhe Ilir Floriri,more mbrojtsi midietaktik i vrasesve te 21 Janarit.Malsori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje