VIDEO/ Rama inspekton punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit: Politika e pengimit të çdo pune krijoi një shesh të radhës për një përshesh të radhës

18 Maj 2020, 17:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të inspektojë punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Ai shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa ka parë nga afër fazën e punimeve.

“Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët, trupa jonë, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano,

Londër, Neë York apo Tokio, m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!

Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës…”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

6 komente në “VIDEO/ Rama inspekton punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit: Politika e pengimit të çdo pune krijoi një shesh të radhës për një përshesh të radhës”

  1. Tironci says:

    O hajdut, nxirr faturen, leri videot, nxirr sa ka vajtur borxhi i buxhetit, se kane dale fjale qe e ke katerfishuar me gjoja ndertimet qe po ben duke fryre faturat. Sa miliarada Evro ke vjedhur ti me hajdutet qe mban perreth. Kesaj here e kuptoi populli se kush jeni. Fundi juaj eshte prane, ditet i keni te numeruara.
    Rrofte Shqiperia. Poshte hajdutet dhe kelyshet e komunizmit.

    1. Miri says:

      Tironci I karite,nga tropoja.

    2. Dean says:

      Ç’a Evro this,o katnar?! Ti pretendon me që tironc,mer pall,dhe më thua Evro.

  2. vjola says:

    Shume shume e mrekullueshme ….

  3. Teuta says:

    nuk e rruan trapin Gjigandi per ca talebane qe nuk duan progresin dhe duan lufte vetem te kene mundesi te ruajne paret e vjedhura nga populli

  4. Tiri says:

    E babushi punon me standrte Europiane , zullumqarët protestojnë në forma primitive pa stil e efikasitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje