Nënkryetari I PD Edmond Spaho është kundër idesë që proklamoi gazetari dhe analisti Andi Bejtja.
Në një dalje Bejtja tha se PD, LSI dhe Presidenca duhet të shkrihen dhe të krijojnë një bllok të ri kundër qeverisë dhe Edi Ramës sepse tashmë nuk ka më vlerë ajo që bëjnë.
Por Spaho ka reaguar në emisionin HARD TALK nga Roland Qafoku duke thënë që nëse dikush ideon të shkrijë PD nuk bën gjë tjetër veçse ndihmon Edi Ramën.
Zoti Spaho, kolegu Andi Bejtja ka bërë dje një deklaratë ku është shprehur se Presidenca duhet të shkrihet, PD duhet të shkrihet, LSI duhet të shkrihet dhe duhet krijuar një forcë politike që të mos ketë lidhje me këto struktura që janë aktuale por të jetë si një digë përballë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Askush nuk pengon askënd që të krijojë forca politike dhe të konkurrojë brenda kuadrit demokratik. Përsa i takon shkrirjes mendoj që kjo i shkon propagandës së Ramës. Ju thashë edhe më sipër që ka qenë një periudhë shumë e vështirë e një opozite shumë të ashpër që kemi kryer për një objektiv shumë madhor që t’i jepen vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përballë nuk kemi qeverisje normale por kemi një grup mafioz. Kjo na ndërgjegjëson që beteja është e vështirë dhe do kërkojë kohë. Ju garantoj që asnjëherë nuk do i ikim kësaj beteje dhe do t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Thirrja nuk duhet të jetë që të shkrihet opozita por që të gjithë qytetarët t’i bashkohen opozitës sepse e vetmja alternativë sot në këtë vend përballë Edi Ramës është opozita.
Ajo që Vërtet të Çudit janë Mendimet dhe Propozimet e Analistëve apo dhe Gazetarëve (në fakt vetëm të tillë nuk Janë dhe populli me të drejtë i Urren, por sot kjo Farë Bastarde e ka për Krenari!?). Pse e them këtë!? Sepse Asnjë Analist apo Gazetar i PaVarur nuk ka Thënë Një Herë të Vetme të Vërtetën apo Realen se: PD-ja në Votime Reale Nuk Merr më shumë s’e 19% – 22%. Dhe e Dyta që dhe këtë Përsëri e Dinë por Nuk e Thonë s’e Mbi 75% e Shqiptarëve NUK E DUAN Sali Milosheviç Janullatosin dhe Benjaminin e T’i Lulzim Bashën!? Ky është SUPER FAKT dhe REALITET!
Këta janë vërtetë në pikë të hallit. Jo vetëm që kurrë nuk kanë dhënë një kontribut për demokracinë, por edhe e kthejnë atë në ca ide që vetëm ide nuk janë . Të thuash që presidenca duhet të shkrihet në një forcë të vetme me Pd+ Lsi , është njësoj sikur çdo parti, çdo elektorat të ketë nga një president. Nga fronti i kazanit nuk pritet ndonjë gjë me vlerë. O Andi, përpara presidhjeri yt bashkë me ata kaqolat që ka pranë, të dorëzojë çelësat e presidencës, pastaj te shkoje ku të dojë. Po qe te mbaje edhe rolin e presidentit, edhe teserën e partive të shkrira e të nxira nga bloza e kohës, kjo nuk shkon gjëkundi. Vetëm në Shqipëri analistët zgjojnë fantazi të tilla.. Po mire mo Andi e bëjmë kështu më mirë. Po e shkarkojmë Ilir Mutin si fillim. Po zgjedhim një president me formulën 70+1 . Dhe po e shkrime presidencën me PS, PSD, etj. Si të duket si zgjidhje? Nuk shkon? Po normal që nuk shkon o kungull. Presidenti ka një kornizë. Dhe kornizën nuk mund ta lëvizësh sipas shijeve të çdo idioti që jeton këtu. Megjithëqë nga Berisha të Nishani, deri ke çobani Meta, kornizën e kanë bëre kashte e koqe. Lere pastaj ai tjetri Spaho. Nuk e kuptoj çfarë mësojnë studentët e shkrete nga ky . Ai I thotë Bejtes se po ndihmon Ramen. Troç muhabeti ky vend ka magji, nuk bëhet. Po si mund të bëhet me personazhe kaq komike ? Dyshoj shumë në intelektin e këtyre që dalin në debate televizive. Që nga Marku, Gjekmarkaj, te Fuga, Guri, e më radhë kazani i opinionit të Fevzos .