Para protestës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Yuri Kim e Sorecës: Kemi kërkuar hetim ndërkombëtar. Monitoroni protestën e sotme

18 Maj 2020, 14:30Politika TEMA

Pak para protestës së organizuar ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar letër ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca.

Në letrën e drejtuar të dyve shkruhet se ata kërkojnë hetim ndërkombëtar mbi mënyrën si u shemb Teatri por edhe për dhunën e ushtruar dje në protestë.

Letra për Kim dhe Sorecën: 

Nisëm pak më herët këtë letër në adresën e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Zonjës Yuri Kim. Pasi parashtrojmë në të fokusin e protestës, kërkojmë monitorim të protestës nga përfaqësues të Ambasadës;

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur.

Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

3 komente në “Para protestës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Yuri Kim e Sorecës: Kemi kërkuar hetim ndërkombëtar. Monitoroni protestën e sotme”

  1. Teuta says:

    Përse po qajnë e ulurasin .
    U bënë dy ditë nga shembja e godinës së teatrit ” Kombëtar.” Pam ditën e parë fjalime plot urrejtje për qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama. Pam gjithashu edhe përplasje midis policisë dhe qytetarëve. Pam e tham ?
    Pse po qajnë kaq shumë, e sidomos kryetarët e partive opozitare?
    Pa hyrë në hesapin se c’kanë bërë këto parti për teatrin ,kur ishin në pushtet, por ajo që përsërisnin ishte se humbi historia e teatrit shqiptar. Po pse ? Sepse u shëmb godina ku lindi e u zhvillua ky teatër. A thoni se teatri u zhvillua në atë sistem, e me një ndërtësë prej tallashi ? Ju nuk duhet ta thoni ,sepse kini mohuar shumë vlera të zhvillimit kulturor e artistik. Ju shkatërruat një Kinostudio, Ju shkatërruat disa teatro e sidomos teatri i estradës së Tiranës ,me një sallë ndër më të mirat. Ju,ju zotrinjë të opozitës i kini mohuar,por jo populli.
    Shtrohet pyetja: ato vlera historike për xhvillimin e teatrit, me ndërtimin e godinës së re , me arkitekture bashkëkohore, me ambjente po bashkëkohore, me dy salla ,përveç sallës së madhe ( këto po i citoj sipas Altin Bashës te “Provokacia”) me aktorë që duanë teatrin, do ta vdesin ,apo do ta ngjallin më tëpër teatrin ?
    Ajo skenë si ato skenat e vatrave të kulturës në kooperativat bujqësore, do të zhvillonte teatrin ? Në ato ambjente,si më tregonte një inxhinjer elektrik ,i cili kishte punuar vite të tëra në teatër, nuk largoheshim pa u mbushur ora ,pas perfundimit të shfaqes ,se kushedi mos ishte shkatuar ndonjë zjarr nga rrjeti i dobët elekruk ? Për atë skenë qani Ju artistët?
    Po është e vertetë se aty kanë lënë shpirin shumë artistë, e u formuan si artistë të niveleve botrore,por mos të harrojmë se ajo godinë është kërkuar të shëmbët qysh në viti 1958, kërkuar nga Naim Frashëri e Mihallaq Luarasi, Manysh Myftiut.
    Historia ruhet në muzeume ,e jo në arak që vijnë era myk. Ka edhe godina që ryhen si muze,po cilat godina ? Ato me tallash, ato godina që sapo u prek nga kova e eskavatorit u shembë e gjitha ? Vallë ,mos e ngatërroni me atë të Shkodrës ? Tirana kryeqyteti me një teatër për turp të zotit,ku edhe trupat e rretheve nuk e përfillnin e tmerroheshin ,kur u thonin se do shkoni në Tiranë.
    Cili qytetar i ka parë veshjet e Naimit, Logarecit, Pitarkës, Kovacit, Mimës, Tinkës , Margarites….. ? e plot të tjerë ? Besoj asnjë,sepse janë mykur në gardarobë ,apo arka . Historia ruhet në muze. E godina e re e premton këtë . Aty do dëgjohet edhe zëri i Mojsiut të madh, i Naimit, Kadriut.. Do shikohen fotot e materjale konkrete. Do preken me dorë kostumet e tyre.
    Spektatori do shikoi shfaqe me kushte të shkëlqyera e jo te ulurasi ,kur kalon nje mi nëpër sallë.
    Jo!Mos qani kot për atë tallash! Po më shume lexoni shkrimin e të madhit Pëllumb Kulla. Kur të mbaroi teatri dhe para se të luaj , Neritan Licaj, do t’i drejtohet spektatorit duke kërkuar falje për të gjithë atao që ka nxier nga goja kunder Qeveriseë dhe Edi Ramës. Ne jemi dëshmitarë se c’u tha e c’u bë për të penguar ndërtimin e stadiumit ” Arena Kombëtare” Po sot ? Si shikohet ndeshja ? Mos vallë duhet të ruanim ato shkallë që mernim copa kartoni ,apo gazeta për t’i shtruar se foheshim ? E sot po mendohet që në atë stadium të luhen edhe finale europjani. Politikanë ! Nuk u ha meraku për teatrin se vlerën e të riut e dini, por kërkoni tjetër gjë.Kërkoni votën e cila u ka lënë shënden.

  2. Ndroqi says:

    Bla bla bla,lereni inatin, gezojuni me koleget qe do ndertohet nje teater modern,po cfare prisni nga ambasadoret, ata e din shume mire se kush jeni ju,nje tufe horrash qe komandohen nga Saliu.

  3. Agim says:

    Hallet problemi e nje familje zgjidhen ne familje jo me komshiun komshiu esht vetem per te ber sehir ko.shinjet e kan dashur shum shqiprin nga dita ne dit po e zvoglonjn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje