Nga Altin Ketro
Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i cili u shfaq mjaft aktiv gjatë kësaj periudhe ku diskutohej tema e Teatrit Kombëtar, teksa i përgjigjej kryeministrit Rama rreth një komenti që ky i fundit kishte bërë enkas për të, i kujtoi Ramës të shkuarën e 30 viteve më parë, duke thënë: “Është ajo parti politike, PD, e cila e përmbysi komunizmin, ku Edi Rama u largua”.
Shumë është folur rreth historikut të atyre ngjarjeve të vrullshme teksa në Qytetin Studenti krijohej partie e parë opozitare. Por, për të qartësuar më mirë rolin e ish-pedagogut të Arteve, Edi Rama, po sjell më poshtë pjesë nga një intervistë e tij e datës 29 shtator 2000, dhënë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan. Është një intervistë e dhënë 10 vjet pas krijimit të Partisë Demokratike, ku edhe kujtesa është më e freskët rreth atyre ngjarjeve. Lexuesi le ta gjykojë vetë se si qëndron e vërteta e atij largimi të Edi Ramës nga Partia Demokratike.
Blendi Fevziu: Në momentin që ishte krijuar Partia Demokratike dhe ju morët pjesë në një nga mbledhjet e saj, që e kujtoi edhe zoti Berisha, kryetar i kësaj partie, në një nga intervistat e fundit, pyetja ime është pak më ndryshe. Duke qenë se ju kishit milituar rreth dy vjet për këto ndryshime, duke qenë se ju vetë ishit bërë pjesë e këtyre ndryshimeve me studentët e Akademisë së Arteve, si shpjegohet fakti atëherë që, qysh në momentin e parë që u krijua PD-ja, ju ikët nga mbledhja e kësaj partie dhe dolët kundër saj? A ishte normale që ju të dilnit kundër një partie e cila ishte në ditët e para të krijimit dhe ishte i vetmi zë opozitar në Shqipëri?
Edi Rama: Të falënderoj që kujton edhe periudhën përpara formimit të Partisë Demokratike, që kishte të bënte me Akademinë e Arteve, gjë të cilën pakkush e kujton, aq më pak Doktori i cili i ka kujtimet e historisë njësoj si Enver Hoxha, sipas qejfit e sipas rrethanave ku ndodhet. Unë jam larguar nga Partia Demokratike, domethënë nga dhoma ku ishim mbledhur, jam larguar nga ajo dhomë vetëm pasi kam dëgjuar aty që Doktori antikomunist ishte njeriu i parë që mbronte idenë se Partia Demokratike duhet t’ia dinte për nder Ramiz Alisë dhe duhet të njihte rolin e tij si njeriu që kishte sjellë demokracinë në Shqipëri, se Partia Demokratike nuk do të dilte kundër Ramiz Alisë, e gjëra të tjera si këto. Dhe praktikisht, kur unë ngrita zërin në atë sallë, është një gjë që unë e kam shkruar në librin tim “Refleksione”, dhe thashë që nuk po e marr vesh ku jemi, shoh këtu njerëz me teserën e Partisë së Punës në xhep, shoh këtu të flitet në një formë që unë nuk e kuptoj, a mund të më shpjegoni, Partia Demokratike është një fidanishte e Partisë së Punës, apo është një parti opozitare?!
Dhe aty m’u bë pyetja: Çfarë propozon ti? Këtë pyetje ma bëri miku im Gramoz Pashko dhe unë thashë: Unë propozoj luftë me Ramiz Alinë! Natyrisht që unë nuk e kisha në kuptimin e luftës së armatosur, dhe që në atë moment, kur mora përgjigjen që “nëqoftëse unë duhet të bëja luftë me Ramzi Alinë unë mund të shkoja në një parti tjetër”, sepse partia Demokratike bile do ta njihte Ramiz Alinë si deputet të përbashkët me Partinë e Punës, atëherë që natyrisht që unë dola jashtë sepse s’kishta ç’bëja më në një vend ku ishin mbledhur njerëz të ardhur nga zyra e Ramiz Alisë, të ardhur nga Instituti i Marksizëm- Leninizmit, të zbritur nga selitë e Partisë së Punës, që për më tepër nuk pranonin të luftonin hapur me regjimin.
Mund t’ju them edhe këtë tjetrën, kur unë bashkë me mikun tim Ardian Klosi e të tjerë, të gjendur në një situatë paradoksale, ku në momentin e parë duhet të ishe edhe kundër komunistëve të Partisë së Punës edhe kundër komunistëve të Partisë Demokratike, po problem aty ishte që ne pamë se mund të ndikonim në lëvizjen demokratike, jo duke dalë haptas kundër Partisë Demokratike po duke radikalizuar lëvizjen, gjë që e bëmë kur kërkuam daljen e të burgosurve politikë në një peticion dhe rishikimin e kultit të Enver Hoxhës.
Këtë peticion, që ne ia dërguam zotit Ramiz Alia, Rilindja Demokratike, me urdhër të Doktorit, nuk e botoi dhe mbaj mend shumë mirë një frazë rrëqethëse, këto njerëzit nuk i dinë sepse historinë e opozitës e kanë shkruar njerëzit sipas orekseve të Doktorit, por fraza ishte rrëqethëse që “Ti Edi Rama, nuk mund të jesh absolutisht pjesëmarrës në miting, sepse ishte fjala për një miting të PD, sepse ti kërkon të nxjerrësh në sipërfaqe llumin e shoqërisë sonë që janë të burgosurit politikë”. Këtë e ka thënë, dhe këtë e them me përgjegjësi, Profesor Doktor Sali Berisha në atë kohë.
Praktikisht ne e bëmë tonë, unë e bëra timen, aq më tepër që unë nuk kisha asnjë synim që të merresha me politikë të drejtpërdrejtë. Unë gjeta një hapësirë për të kërkuar lirinë time, gjë që kisha filluar ta kërkoja nëpërmjet pikturës, sepse arti të shtyn shumë më tepër. Nuk është e rastit që në gjithë Evropën Lindore ishin artistët, shkrimtarët, poetët, ata që u dhanë më shumë në vrullin e parë të luftës për demokraci, sepse është një gjë që e ndjen shumë më tepër kur privohesh nga liria e shprehjes artistike, por në fund të fundit, besoj që unë e dhashë kontributin tim, ne e bëmë tonë, ne arritëm që të denonconim Enver Hoxhën, të kërkonim lirimin e të burgosurve politikë dhe t’i nxisnim karrieristët e Partisë Demokratike me në krye Doktor Rrumpallën, që të shkonin në drejtimin tonë.
Dhe, mbaj mend shumë mirë, që pas intervistët së parë që unë kam dhënë në Zërin e Amerikës me zotin Biberaj, ku kam dënuar haptas kultin e Enver Hoxhës, menjëherë të nesërmen Doktori vrapoi që të thoshte edhe ai diçka dhe nuk e tha krejtësisht ashtu siç duhej në atë kohë, po tha që deri në 60-ën ai (Enveri) ka bërë gjëra të mëdha. Domethënë jemi në një situatë, se më kthyet shumë mbrapa në histori, ku gjërat shikohen e trajtohen krejt ndryshe, po në fakt gjërat janë krejt ndryshe.
Ju plehra merreni me Berishen sic merrej Berisha me Enverin dhe e katandisi Shqiperin me keq. Ju sahanlepires ne vend qe ta kritikoni psikopatin Edi Rama mundoheni te justifikoni krimet e tij . Jeni plotesisht sahanlepiresa oborri me keq sesa ish gazeta Zeri i Popullit.
ti taulant vemja qenke lepires i berishes,mire thon qiu maman te te thon baba
Po kujt i intereson se cfare eshte thene e bere 30 apo 20 vjet me pare.
Te gjithe e njohim Dr. Vdekjen dhe cfare i ka bere e pepriqet ti bej atij vendi kjo krijese e keqe dhe e ndyre.
Sot behet fjale te jesh ne anen e duhur te historise dhe te progresit.
Me apo pa qellim, individe si Budina me shoke jane vendosur ne te njejten ane te historise me ato krijesa pre-historike dhe me arme te Trump-it qe sulmojne godinat shteterore ne Amerike apo cdo force te ZEZE ne anen e erret te historise.
Edhe Budina ketu, eshte vene ne anen kunder progresit – pamvaresisht sesi mund t’ja justifikoje vetes qendrimin e tij.
Te besh nje proteste paqesore, civile duke mbajtur distencen sociale ne keto kohe pandemie do te ishte gjeja me dinjitoze qe ky grumbull njerezish mund dhe duhet te benin. Te perdoresh si mish per top per KAfshet politike shqiptare eshte nje turp qe duhet ti ndjek keta individe brez pas brezi.
Policet e shkrete kane treguar dje nje vetepermbajtje ekzemplare dhe nese ka pasur shkelje ne reagimin e tyre ato duhet te faktohen dhe te trajtohen ne transparence te plote.
Per lideret dhe nxitesit e ketyre protestave – kryesisht ata politike – forca e drejtesise duhet te veproje. Le ti merret makina Kokemadhes se Ilir Kryemadhit / Nard Ndokes/Vasilit trim e me rradhe, te ndiqen penalisht dhe pezullohet patenta si per cdo person qe shkel lgijet dhe rregullat e pandemise.
Kjo po qe do te ishte drejtesi
Hahahha Taulant Muka ???. O Taulant pse nuk i beson ti ngjarjet e verteta?? Po une e di shume mire qe Saliu hyri ne PD si pyke e Ramiz Alise dhe si nje oerson karrierist mbeti brenda me makinacionet e tij te ndyra. Sali Berisha nuk ka qene fare neper mbledhjet qe organizoheshin ne bodrumin e shtepise se te ndjerit,mikut tim Gramoz Pashko. Ik o Taulant se ke nam per zotin.
Une kam qene deshmitar ne mitongun e 11-12 Janarit te vitit 1991 kur z. Z. Rama twk stadiumi “Qmeal Stafa” sapo mori mimrofoni e hapi fjalimin me shprehjen: POSHTE Enver Hoxha ! ( w here). Kno eshte memorja ime shume vecante qe se kam harruar gjithe jeten. Ne vijim Ramen nuk e lejuan te fliste me! Kjo eshte nje e vertete, e thjeshte we pa politizuar!
do me kujtu zerin e popullit dhe me prish diten tende ? lexo kete palo hale
Ndac botoje ndac jo Mero po kete mendoj une dhe ate qe une njoh!!!
Mund të kalojnë tre javë, dhe një njeri nuk e kupton diferencën e bardha nga e zeza. Mund të kalojnë edhe tre muaj, tre vjete. Por pas tre dekadash duhet të jesh debil të mos e kuptosh hilene e kësaj menxyre që quhet PD. Atëherë ! Qe PD është një konglomerat spiunesh e maskarenj se bashku , kjo tashmë nuk ka më sekret. Por që PD është gatuar me dorën e Ramizit , edhe kjo nuk është gjë e re, e zbuluar se fundmi. Në PPSH kishte dy kategori komunistesh. Të parët, ata që punuan dhe besuan në një kauz të madhe, për trasformimin e vendit dhe emancipimin e tij. Ata që sot nuk u del pensioni , që nuk morren asnjë privilegj nga partia tyre. Dhe ka patur , janë akoma, kategoria e maskarenjve. Ata i gjen të prerë në kostumin e Sali Berishës. Këto janë thënë e stërthënë për 30 vite me radhë. PS në vitet e para 90 mori një barre të madhe të historisë. Madje të qenurit socialist në atë kohë, ishte sikur të njesoheshe ebre si në kohën e luftës. Të gjithë i kanë parë e dokumentuar si persekutoheshin socialistët nga paramilitaret e Saliut. Ironia e fatit e desh që ajo parti demokratike të udhëhiqej/t nga ish funksionarë të PPSH . Dhe të vuajturit e ndërgjegjes ti bashkoheshin kësaj pjelle të keqe. Dhe kryesisht ishin simetriket e tyre por pa tesera partie. Ishin spiunë birucash e bashkëpunëtorë të sigurimit. Janë këta qe pasi e dogjën Shqipërinë, u ngeli vetëm teatri per të bëre rrëmujë. Asnjë nga këta qelbësira nuk u ngrit kur u mbyllen fabrikat. Asnjë nga këta nuk lëvizi kur vija bregdetare degradonte nga barbaret . Kur Tirana, Durrësi, Shqipëria po i zihej fryma nga dyndjet barbare e nga makutëria. U ngeli vetëm teatri. Ai fare kapanoni, një shemti arkitektonike në mes të kryeqytetit të shqiptarëve. Çfarë të shkruash për këtë rrace. Njerëzit e kanë memorien e dobët . Harruan panolinen në mes të Tiranës. Harruan Lanen, lulishten e Tajvanit, kioska në gjithë Shqipërinë. Njerëz që I hynin asfaltit me kazmë, dhe prish ç’të mundesh. Patën edhe një kryetar me vota te vjedhura. Në katër vite gjumë letargjik. Sukses do e quante një eksponent i të majtës. Sukses se të paktën nuk prishi shumë si kanë bere gjithë vegjetuesit në Shqup.
Taulanti eshte nje socialist i mbetur qejfi…..mos ju merzitni se eshte shume i deshperuar…..heren tjeter ju them me shume.
o taulant cfare demokracie solli saliu pervecse e shkateroj dhe nga eshte futur keto dite a po i ka hyre frika nga shume gjera
O milet, mos u merrni dhe mos u lodhni e harxhoni kohen kot me Taulanta…qe shohin veç shpellen e Sales.