VIDEO/ Basha më 17 maj 2017: LSI, parti klienteliste. Bashkë me PDIU bëjnë fushatë me para në dorë. S’do jetë kurrë në pushtet

18 Maj 2020, 10:19Politika TEMA

Më 17 maj 2017 Lulzim Basha deklaronte se LSI është një parti klienteliste që i ngjitet çdo partie të madhe për të ardhur në pushtet dhe kapur vende pune.

Sipas kreut të PD, LSI bashkë me PDIU bëjnë fushatë me para në dorë.

Basha deklaron nga “Çadra” e asaj kohe se ky model do të marrë fund njëherë e mirë dhe LSI nuk do të jetë kurrë në pushtet.

Ndërsa sot Basha e ka Monika Kryemadhin dhe LSI aleatin më të madh për të bllokuar rrugën dhe në luftë për rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Një ndryshim 360 gradë vetëm në tre vite ky i Lulzim Bashës për partinë e Ilir Metës.

Basha: LSI e ka humbur toruan, sepse për herë të parë e kupton që nuk do të jetë në pushtet, dhe LSI nuk do të jetë në pushtet.

LSI nuk do të jetë në pushtet, sepse ka abuzuar me pushtetin. Jo vetëm në këto 4 vite (2013-2017) por në këto 8 vite (2009-2017) Ajo ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa agjendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni vetëm për të kapur vende pune. I paraprin fushatës me para në dorë. LSI është kthyer në simbol i këtij modeli, LSI nuk do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të 2017, kjo me 1000% e sigurtë.

Basha: Modeli jonë nuk do të bëjë koalicion me matrapazllëqe.

Xhunga: Do të telefonosh Petrit Vasilin ka thënë Ilir Meta.

Basha: Vazhdo ëndërro, thonë anglezët. Modeli i LSI do të ndëshkohet, dhe po ndëshkohet me votë.

Unë uroj që ata të gjejnë forcën tu rikthehen një modeli parimor, të majtë, nëse ata thonë se janë të majtë, jo si një parti që shkon nga fryen era vetëm për të kapur vende pune, tendera dhe koncensione.

Kurrë më mos të vënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i PD, do të bëj një Pazar me LSI, se në qoftëse ky dyshim ekziston, atëherë çdo demokrat ka pse të joshet, nga shitblerja e votës. Unë dua ti them sot çdo demokrati, nuk do të qeverisim me LSI. Mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si Baftjar në hauret e Republikës së vjetër./Dritare.net

2 komente në “VIDEO/ Basha më 17 maj 2017: LSI, parti klienteliste. Bashkë me PDIU bëjnë fushatë me para në dorë. S’do jetë kurrë në pushtet”

  1. Qytetarja says:

    hahahaha debil

  2. Demokrati says:

    Mjerë PD që mban ende kryetar të saj një sharlatan e dordolec si ky, që ua bëri peshqesh Salehu për të garantuar vazhdueshmërinë e tij antidemokratike, antishtet, korruptive dhe kriminale. I ndërgjegjshëm se ndëshkimi i tij do ishte i afërt, i duhej një PD çadër, si mburojë për të dhe familjen e tij. Çdokush tjetër përveç Bashës nuk ngjallte besim dhe Basha është i tillë për të, por jo për PD dhe demokracinë shqiptare të premtuar, dhe të përdhosur prej tij, pra të këtij me emrin Saleh Ram Berisha. Demokratë zgjohuni! Mjaft ju tërhoqën zvarrë në rrugën e tyre qorre. Me këtë lidership PD nuk do vijë në pushtet edhe për nja dy legjislatura. Kismet i Ramës dhe socialistëve dhe jo për ndonjë meritë të madhe të tyre, por se s’jeni ju kërkund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje