OSBE vlerëson Zef Mazin: Do të sjellë njohuri dhe mençuri për përparimin e Shqipërisë drejt BE

18 Maj 2020, 14:25Politika TEMA

Diplomati i njohur Zef Mazi është Kryenegociatori për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Emri i ambasadorit Mazi u bë i ditur nga kryeministri Rama pak ditë më parë gjatë një komunikimi për “Ditën e Europës”.

Diplomati Mazi është një figurë e shquar e diplomacisë i cili më parë ka qenë pjesë edhe pranë OSBE.

Së fundmi Përfaqësuesi Special i OSBE për Evropën Jug-Lindore, Mark Pritchard e ka përshëndetur emërimin e Ambasadorit Mazi si Kryenegociator i Shqipërisë, për të cilin shprehet se ai do të sjellë njohuri dhe mençuri me kontributin e tij për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Deklarata e OSBE për Kryenegociatorin e Shqipërisë për Bashkimin Europian:

COPENHAGEN, 18 maj 2020 – Përfaqësuesi Special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Jug-Lindore, Mark Pritchard, përshëndeti emërimin e Ambasadorit Zef Mazi si Krye negociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

I emëruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadori Mazi është një diplomat me një përvojë të gjatë dhe të shquar, i cili gjithashtu ka shërbyer si Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OSBE.

“Ambasadori Mazi do të sjellë njohuri dhe mençuri të gjerë dhe unë besoj se përvoja e tij do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në diskutimet drejt përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Pritchard.

“Unë e mirëpres këtë hap dhe mbështes kërkimin e unitetit politik në ndjekjen e qëllimeve të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.”

Në mars të këtij viti, Këshilli Evropian miratoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje