Mos u tregoni të ulët. Mos e prekni Pëllumb Piperon

24 Maj 2020, 11:58Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Pëllumb Pipero është miku im. Por nuk po shkruaj pse e kam mik.

Ndryshe do e kisha bërë për tre muaj rresht kur mijëra i thurnin lavde, i dërgonin dhurata, e uronin, e miklonin, shfaqnin foto së bashku me të si yll roku, apo si Ronaldo.

Po e shkruaj sot në këtë ditë të mirë (Fiter Bajram, me këtë rast gëzuar gjithë besimtarëve), sepse kam një shije metali në goje prej disa ditësh.

Njerëz, shumë njerëz, që nga llumi i rrjeteve, të papunët anonime, e deri tek ata që e sulmojnë doktorin se mendojnë se dëmtojnë Ramën, i janë sulur Pëllumbit me fjalë nga më të ulëtat, me insinuata të poshtra, e deduksione malinje.

Përdorin Pëllumbin për axhendat e tyre politike, apo pse jo edhe për të marrë sadopak “famë”. Për mua kjo është poshtërsi e trazuar fort me injorancë, ndyrësi dhe paburrëri.

Nuk është për të ripërsëritur “kalova lumin, të dhjefsha kalin” që na vishet aq mirë në trup shume prej nesh, sepse është bërë kaq bajate…kaq shumë kuaj janë dhjerë.

Por ama nuk e lë dot pa përmendur mars-prillin kur fjalët e Piperos priteshin si uji në shkretëtirë, kur ishte ai që qetësonte fort frikën dhe panikun, kur në një errësirë dhe vrimë të zezë lajmesh portalesh, ishte ai që ndizte dritën e qiririt që të mos humbisnit mendjen.

Si vallë ky ndryshim?

Si vallë hidhni poshtë specialistët që i kemi më pak, për politikanë e të tjerë që i prodhojmë si patate?! Unë nuk e shpjegoj dot.

Po ju bezdis Pipero që u thote “kujdes”?!

Normale se sot e keni virusin larg bythës, ju duket bezdisje. Çfarë prisni nga një infeksionist që ashtu si mijëra kolegë të tij kudo në botë NUK E DI SE ÇDO TË NDODHË.

Nuk e dinë jo pse nuk duan, por sepse nuk e kanë hasur e as nuk është studiuar plotësisht koronavirusi.

E jam i sigurtë që pasi të kalojë edhe qejfi i plazhit në gusht, nga shtatori e tetori, për çdo teshtimë, për çdo temperaturë do kujtoheni për Piperon.

Unë e njoh. Ai nuk do mbajë inat me askënd. Por ju duhet t’i mbani qëndrim vetes.

Sepse jeni kaq kujtesëshkurtër. Madje s’keni fare kujtesë.

Pipero nuk ka fuqi ekzekutive, vetëm këshilluese.

Nuk është në “këshillin e madh” që merr vendimin t’ju mbyllë në shtëpi të shtunë e të diel, apo t’ju ndalojë detin e reren.

Madje është i vetmi mjek deri tani që kam dëgjuar që propozon hapjen edhe të zonave të kuqe në fundjave.

Prandaj mjaft goditët me gurë mbi njerëzit që kanë vlera. Nëse doni të shfreni frustrimin tuaj, gjeni shënjestra të tjera, jo mjekë, e aq më pak Piperon.

29 komente në “Mos u tregoni të ulët. Mos e prekni Pëllumb Piperon”

  1. ismail says:

    Ne ka Perendi uroj me shpirt t’i denoje keto vemje se njerez nuk mund te jene.PIPEROS dhe te gjithe te tjerve ju uroj shendet te mire.

    1. Fisniku says:

      Pipero ka luajtur rolin me te madh ne qetesimin e shpirterave gjate gjithe periudhes se pandemise e jo as Rama e aq me pal ministrja e shendetesise,qe u bene ne rolin e tellallit te kohes se Zogut qe jepte lajmerim vdekjet!
      Pipero ishte nje “Fauci” shqiptar,qe asnjehere nuk i tradhetot bindjet e tij mjekesore e nuk u be sherbetor i politikes se dites!
      Njerez si Piperi duhet te drejtojne Shendetesine e jo femra “kuniku” te Rames.qe kane vlejtur vetem per te zbukuruar imazhin mashtrues te qeverisjes se Rames,se per pune nuk di askush se cfare kane bere!
      Vetem Spiropalin,sot ministre shteti,dikur drejtore e pergjithshme e doganave qe deshtoi plotesish po te analizosh del qarte deshtimi i sundimit totalitar te Rames qe njerezit e emeronte jo per t’i sherbyer ligjit dhe qytetareve,por vete PADRONIT Rama!
      Ketu te conte SISTEMI AKTUAL: zgjedhor,qe sot kerkohet t’i vihen mballoma,ne vend qe te shkallmohet i teri!

  2. Beni says:

    Respekt per doktor Piperon. Kritizeret qe kerkojne te duken interesant , lerini te shijojne mjerimin e tyre shpirteror

  3. B.G says:

    Mu si vemje më duket ai Erjon Kristo

    1. Unë says:

      Vërtetë e merrni seriozisht këtë Erion Kriston juve?! Nëse po, s’është faji i tij! Ai është thjesht një teveqel, pseudo intelektual folklorik. Pra është thjesht një vemje. Mjafton ta shihni në studiot e TV, sidomos atyre të Ora News, Tempora të Meços, apo 360 gradë të Zhejit, dhe do e merrni vesh se sa i vlen lëkura. Është thjesht një injorant i pompuar, si ajo domatja që skuqet me hormone.

  4. Shaqo says:

    …keta lloj idiotesh inteligjente po marrin ne qafe nje popull te tere.
    Ik or qelbesire ku te duash, ne te sateme vafsh, mos fol publikisht per mjeket zemerbardhe e shume te durueshen ne ju, qelbesirat e kombit qe keni kapur tv abembane.
    Doktori flet edhe per ju se nuk iu ndan dot, ai flet per qytetaret qe kuptojne dhe kane nevoje per keshillat e tij. Turp per ju o tru shkulur.

  5. LANDI says:

    PIPERONI ESHTE NJE KOKER BTHQ QE NUK E KA SHOKUN. SHIHINI SURATIN MU SI KORONAVIRUS E KA. I PESHTIRE, PERFITUS. HETONI KOMPANINE FARMACEUTIKE QE KA DHE DO TA NJIHNI MIRE KETE SRAPARLLI QE PATERICE KA ILIR METEN DHE LSI.

  6. LANDI says:

    PIPERONI ESHTE NJE KOKER BTHQ QE NUK E KA SHOKUN. SHIHINI SURATIN MU SI KORONAVIRUS E KA. I PESHTIRE, PERFITUS. HETONI KOMPANINE FARMACEUTIKE QE KA DHE DO TA NJIHNI MIRE KETE SRAPARLLI QE PATERICE KA ILIR METEN DHE LSI…

  7. drino says:

    INJORANCA NUK KA BRIRE, JO VETEM PIPERO QE PA DYSHIM ESHTE I SHKELQYER POR TE GJITH ATA QE ISHIN NE BALLE TE PUNES JANE HERONJ. KETA PLERA QE FLASIN DO ZOTI TE BEHEN PACIENT TE KETYRE MJEKEVE DHE DO TA SHOHIN….. PLERA, SHPELLARE….

    1. undefined says:

      Bravo Drino per komentin nuk shtoj asnje fjale me shume zotit Pipero i urojme jete e shendet driteshkurterve i uroj ti zere korona

  8. Pelioni says:

    përshëndetje z. pipero respekt e mirnjohje për ju dhe gjithë personelin mjekësor të Shqipërisë,qentë le të lehin karvani të shkojë përpara.

  9. p.m.p. says:

    Zoti Gazetar Edmond Arizaj !
    Gjate kesaj kohe qe kemi ndejtur ne shtepi dhe jemi bere edhe lexues e degjues te medias, si asnjehere shofim se çfar niveli kulturor dhe edukues kane ata qe edukojne femijet tane.
    Une qe po shkruaj kete koment, jam qytetari i thjeshte, por nuk kuptoj se çfare niveli te ulet ka rene shoqeria Jone, kur qytetare, gjoja te arsimuar, bile edhe pedagoge, na merziten me keshillat e vyeshme qe jepin specialistet e mjekesise dhe mjeku i nderuar Pipero, qe i ka rene radha te jete me teper edhe ne media, per te dhene keshilla te vlefshme dhe edukuese se si te ruhemi nga CORONA.
    Oooooooooohhhhhhhhhh, Populli im, sa shume procesinare (vemje ne pisha, qe rriten ne dimer deri afer pranveres duke thare hektare te tere), paske te shperndara gjithandej te cilat na edukojne femijet tane. Sa shume ndjej dhimbje.

    1. Mira says:

      Sa shumë të drejtë, që keni! Çfarë niveli zbuluam këto kohë, se patëm disi më shumë kureshtje për lajme e informacion! Shihni si shkruajnë, dhe duhen kaluar( skip) pa i lexuar…
      Faleminderit gazetarit të mirë Harizaj! Vlerat duhen mbrojtur- plehrat duhen hedhur!
      Mira

  10. I nderuari i palodhuri Dr.Pipero
    i sherben popullit me punen e tij ,
    profesionin e tij´ duke ber ate qe duhet per situaten ,

    nderkohe qe Parazitet e asaj shoqerie bejne ate qe munden ,
    bla bla bla ,
    c’mundet me bo tjeter nji Parazite per ate shoqeri ?????????

  11. vjola says:

    Rrespeke dhe vetem rrespekte per Zotit Piero dhe te gjithe mantel bardhet qe ishin ne balle te punê . Krricat ate punê kane …llap llap ju duket vetja i zgjuar apo e zgjuar .

  12. Titi says:

    Edhe vemje edhe trim sikur nuk shkon….ku ishte gjate ketyre 3 muajve ky Erioni qe na u be befas kaq trim. Ptuu qelbesire!

  13. epo kjo pune says:

    or zuzar, thuaj njeqind here faleminderit doktoreve per punen e mrekullueshme dhe me mire panik se garip dhe pastaj ne spital, ketyre nuk ua del dot, ti linin si delet ca do kositeshin me qindra dhe pastaj do akuzohej qeveria e doktoret qe i lane ne balte delet, i mbyllen ne haur me zor qe te shpetonin kokat, ankohen se nuk kane jonxhe te njome, rrini more dhe mbani gojen, te futet disiplina se pa te dalim perjashta si turme kaotike dhe vetem krijojme problemekot me kot, edhe pa bertitur ky tipi gjerat po shkonin drejt hapjes se me veren dhe virusi ndoshta bie vrulli tij. Boll ja varni ketyre tipave dhe doktoret e nderuar mos te humbasin kohen me tipa si keta, apo ata te teatrit qe po shnderrohen ne rreizk per shendetin publik me ato qaravitje dhe quravitje ne tufe qe larg qofte do na riktheje epidemine, apo besimtaret, dilni more faluni ne ballkon, verande, lulishte por jo tufe se vetem rrezikoni te gjithe. Mosu beni kaq ekstremiste sepse besimtari mund te jete ne burg dhe prape e gjen nje meter katror per vete te falet, boll me show, kohe epidemie, nuk na e kane borxhe pleqte tu cojme peshqesh virusin

  14. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Respekt per doktorin, respekt per autorin e shkrimit. Sa per Kristin e te krisurit e tjere, (mbiemrin ‘Pinderi” e kishte, se nuk po ia kujtoj ?!) mund te them vetem keto fjale: Zoti i meshirofte, se nuk dine çfare thone !

  15. kopi says:

    E keni pyetur ndonjehere piperon per trafilun e matadonit qe ka bere me kompanine e tij albegifarma? po per riciklimin e ilaceve te skaduara qe ka bere ne vite a e ka pyetur ky arizaj? po qe nuk vlen asnje lek si mjek dhe ka qene spekulator gjithe jeten?? po qe ska qene kurre infeksionist por e ka |rregulluar” me marifete te jete i tille? po qe ka drejte vetem te trajtoje pacientet ne kliniken e tije jo te dale e te flase per te emen e zeqos per gjithcla qe e pyesin?? po qe ende shkenca boterore ska asgje te sigurte per virusin e as per prognozen nderkohe qe ky ben si allahu nga skrapari qe e ka kusheri virusin e i di te gjitha???

    Ptuuuuuuuu rrace e keqe si fytyra e vet e shemtuar

  16. sadna babul ka bidai says:

    gjithmone mjeket te kualifikum kane nje pergjjeqesi te sigurt per cka ne detyre por studimi eshte vlera e perpunimit te te gjitha cka kane ne dore .

  17. i fismë. says:

    Zoterinj! Mbi gjithe fatkeqesite tona, me e madhja eshte injoranca totale qe ngaterrohet me lirin e buçes; Dhe kjo injorance eshte vendosur ne krye, politikane si Sali Berisha me banden e tij, profesor universitetesh si Mark Marku, Gjekmarkaj e kompani apo dhe ca qe e quajne veten artista por jane pis koke e kembe. Ja pse vuajne shqiptaret. Parlamenti shqiptar duhet te saksionoje me ligj te posaçem qe kush ofendon, shan apo flet fjale te poshtra duhet te denohet me burg. Demokraci do thote rregull, ligj, liri, respekt , moral dhe jo çthueje ndryshe: une per vete kush me ofendon do ti kepuse koken qente ebijte e qenit qe nepermjet çthurjes çthuren gjithe ambjentin. Te perjashtohen nga çdo institucion shkollimi e edukimi te gjithe ata me nder profesore qe perdorin si injorante perbuzje apo çpifje, thurin intriga apo ofendojne te tjeret, ndryshe duhen vrare ne rruge. PO, kermat duhet te behen kerma si e kerkojne. Kjo çthurje totale duhet te frenohet. Dhe frenimi vjen ose me denim ose me ekzekutim. E pa durueshme jeta me keto gjallesa, le te shkojne ne pyje se nuk i erkasin jetes humane shoqerore.

    1. ari says:

      Sa dmthense demokraci do te thot :
      Rregull, disiplin, ligj moral…eh shum e bukur..jetoj ne Uk prej 20 vitesh dhe ketu e kuptova me se miri ate qe ju thoni…
      Ketu kush thyen lugjin ndalon qerja dhe lepuri hypen vet….
      Te pershendes edhe pse nuk te njof

  18. feridon says:

    PELLUMBI (PIPERO) mbetet pellumb ndersa sorrat po te ZEZA pamvaresisht gjithckaje RESPEKTE PROFESOR PIPERO.

  19. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Edhe une mendoj qe Pipero mos dale te jape as keshilla dhe as mend. Dhe jo vetem ai.
    Ne kete pandemi nuk kane asnje rol.
    Vaksine nuk ka, mjekim nuk ka keshtu qe roli i mjekut ne kte rast eshte nul.
    Sherimet nuk jane merite e mjekeve por vullnet i zotit.
    Sa me pak te dalin ne Tv aq me mire .

  20. Tina says:

    Duhen kulturuar dhe edukuar “intelektualet” se pari ne Shqiperi. Politikane, gazetare e te vetequajturit “vip”… Fatkeqesi…pasi kjo fryme percillet tek femijet.

  21. Saranda says:

    Zoti Arizaj. Meqe e kini mik doktorin e ke pa vilen e tij? Se keta te lsi benin gare me parate e njerzve te shkrete kush te ndertonte vilen ma te mire. Nuk po flas per kompanine abuzuese qe e ngriti ku qe zyrtar i larte i MShendetsise

  22. specialisti says:

    Njerez te pa fytyre e pa nder, jane ato qe shajne doktor Piperon.
    Shahet doktori qe te keshillon e sheron ne kohe pandemie ?.
    Ti kemi me shendet e jete doktore te atij niveli.
    E kaluam lehte, fale keshillave te tij dhe te te tjereve.
    Edhe populli u ndergjegjesu e zbatoi keshillat per distancim social.
    Besoj se do hapemi me teper.
    Do bejme edhe plazh.
    Edhe po pati ndonje faze te dyte, jemi me te pergatitur e me eksperience.
    Jemi popull i mrekullueshem.

  23. Sula says:

    O ju shkerdhefte Pipiricka e Skraparit. Po çheroizma bani ku suratkorona apo se shfrytezoi rastin per te nxjerre ftyren ne televizion ka mengjesi ne mbramje neveria. Vilen vilen Pllumb sora. Trego xhepat Pllumo lene virusin rngordh vete se ske sum ti ta luftosh. Je bythec i LSI. Apo shfrytezon injorancen e ketyre trapeve qe i sakatut duke i mor rushfete. Te fala nga Like Floriri dhe Mona e Dibres Pllumo. Koja nanen Skraparllio

  24. Jari B says:

    I Rrofshi Carin Dok Piperos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje