FOTO/ Inertet hidhen përgjatë rrugëve kombëtare

26 Maj 2020, 20:59Sociale TEMA

Mbetjet urbane kane pushtuar Shqiperine ne çdo cep te territorit te saj. Ne fillim te sezonit turistik ajo qe te bie ne sy eshte se  pergjate aneve te rrugeve nacionale e kryesisht ne brigjet e lumenjeve dhe perrenjve  sasira te medha mbetjesh  te ngurta  po bllokojne jo vetem rrjedhjet e ujerave, por kane shkaterruar ne menyre serioze mjedisin.

Firma te ndryshme ndertimi pasi hapin themelet  e pallateve i hedhin inertet jo ne vende te caktuara sipas legjislacionit  ne fuqi per Menaxhimin e Mbetjeve Inerte i miratuar qe ne vitin 2015. Ne baze te ketij legjislacioni ai qe shkakton mbetjet inerte   është i detyruar t’i ruajë, t’i transportojë dhe t’i dorëzojë ato në landfill apo në venddepozitimin e përkohshëm në mënyrë të diferencuar. Por kjo gje ne shumicen e rasteve nuk ka ndodhur dhe sot kemi kete dem te pariparueshem ne mjedis.

Akoma me problematike mbetet ceshtja e  trajtimit te  mbetjeve  inerte  te shkaktuara nga prishja e godinave si pasoje e termetit te 26  Nentorit. Vecanerisht ne rastet e prishjes se godinave, mbetjet inerte nuk jane thjesht beton, gure, apo dhera por ato  permbajne edhe substanca te tjera si qelq, dru, porcelan, tekstike, profile hekuri e celiku, apo profile alumini, gje qe e rendon me shume situaten dhe rreziku i ndotjes edhe me i madh.  Nga nje vezhgim ne zonat  kryesisht prane  Tiranes, vihet re  se mbetjet inerte jane hedhur  anes urave dhe prane lumenjeve si ne rastin e  fshatit Ardhisht, apo ne fusha te gjelberuara (planet perkatese). Inertet qe ju shikoni jane hedhur ne menyre te jashteligjshme ne rrugen nacionale Tirane-Shkoder (planet perkatese ). Nderkohe qe kryesisht ne zonat periferike vendet e ndotura jane me qindra.

Kjo zone ketu afer fshatit Tapize (planet perkatese),  eshte e mbushur me kodra inertesh te cilat  jane hedhur  vetem ditet e fundit. Erzeni gjithashtu (planet perkatese) eshte mbushur plot me inerte, te cilat  zene shtratin e lumit  dhe si pasoje ndikojne negativisht ne ekosistemin natyror  te ketyre burimeve ujore. Por edhe inertet qe hidhen ne periferi te tjera kane nje ndikim te konsiderueshem  ne permbytjen e zonave perrreth, pasi inertet nepermjet rreshjeve transportohen ne burimet ujore,  si dhe ne kanalet kulluese dhe ujitese, duke ndikuar keshtu edhe ne bujqesi. Per kete emergjence mjedisore dhe shkaterrim te mjedisit  ve alarmin dhe vete Agjencia Kombetare e Mjedisit nepermjet raportit te saj, i cili publikohet cdo vit.

Raporti i fundit i  Gjendjes se Mjedisit  pranon, se  ne Shqiperi “Mbetjet inerte, mbetjet e rrezikshme, mbetjet spitalore dhe mbetjet e kafsheve nuk trajtohen sipas kerkesave ligjore, pasi  mungojne landfillet e vecanta per depozitimin e ketyre mbetjeve sic jane mungesa e landfilleve per mbetjet e rrezikshme qe mbeten emergjernca me e madhe ne vend.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje